Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur letrës së Rusisë, ku kërkonte angazhim që të respektojë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtar. Rama tha se Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por në lidhje me konfliktin me Ukrainën, ndajnë qëndrime të ndryshme. Akuzave të Berishës, Rama iu përgjigj duke thënë se është 'zhurmë folkloirike në katundin e PD'
"Ajo letër i drejtohet të gjithë vendeve anëtare të NATO-s dhe OSBE. Asnjë qeveri nuk është marrë me atë letër publikisht, Çdo qeveri e ka marrë e ka lexuar, po e lexon ndërkohë që qëndrimet tona janë të qarta, janë të drehjta dhe nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë, Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje të qartë në këtë pikë dhe gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e PD. Nuk ka lidhje fare me ne dhe me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Është zhurmë mes të marrë që kanë marrë peng qytetarët", tha Rama.
![]()
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u ka dërguar SHBA-ve, Kanadasë dhe disa vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë, një letër ku kërkon angazhim nga këto vende që të respektojnë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas Rusisë vendet perëndimore vazhdojnë të nxjerrin prej saj vetëm ato elemente që u përshtaten atyre, dhe konkretisht – të drejtën e shteteve për të qenë të lirë të zgjedhin aleancat për të garantuar ekskluzivisht sigurinë e tyre. Kjo letër është konsideruar nga ish-Kryeministri Berisha si një kërcënim i hapur, ndërsa tha në Kuvend të enjten se Kryeministri Rama po hesht. Për Berishën ishte një letër që është dërguar nga ambasada ruse në Tiranë.
Lajmi kryesor:
Tensionet në Ukrainë, Rama: Shqipëria rol aktiv në këtë çështje, një qëndrim me SHBA në OKB dhe bashkëautorësi për çdo projekt paqeje! Kjo na rrit besimin në arenën ndërkombëtare (VIDEO)
