Një grup prej 8 senatorësh amerikane, i të dyja partive politike, kanë kërkuar nga administrata e presidentit Biden, që t'i japë përparësi adresimit të situatës së përkeqësuar të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë. Në një letër drejtuar Presidentit ata e inkurajon Biden që të ndërhyjë që palët të angazhohen për çtensionimin e situatës.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme të gati 600 trupave amerikane në KFOR-. Ne vlerësojmë përpjekjet diplomatike të SHBA për të de-përshkallëzuar krizës, por këto përpjekje nuk janë reciproke, në veçanti nga Kosova. Si pasojë, ne jemi të përgatitur të konsiderojmë ndryshimin e mbështetjes së Kongresit”, shkruhet në letër.
Në letrën e tyre senatorët amerikane shkruajnë se situata rrezikohet të bëhet dramatike dhe bëjnë thirrje që të ushtrohet presion diplomastik.
“Ne mbështesim propozimin e Bashkimit Evropian për Serbinë dhe Kosovën që përfshijnë: tërheqjen e kryetarëve të mbetur në veri; pezullimin e operacioneve policore, shpalljen e zgjedhjeve të reja me zotimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës etj”, shkruhet në letër.
Ndërsa një ditë më parë Bashkimi Evropian paralajmëroi se gjatë kësaj jave do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që janë kërkuar pas ende nuk ka një reflektim për marrje të hapave për përshkallëzim të situatës. në veri të. Mes masave përmenden pezullimi i punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimi i financimit të programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi ia takimeve në nivele politike.
Ndërsa në dy ditët në vijim pritet që edhe Këshilli Evropian të mbajë mbledhje të posaçme, ku i pranishëm do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Vëmendje të veçantë në këtë takim do të ketë situata në Veriun e Kosovës.
Kryeministri shqiptar Rama ka insistuar në takime të nivelit të lartë në Bruksel dhe Hagë që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë për zgjidhje të menjëhershme të situatës.