Tensionet në veri, Asambleja e Këshillit të Europës sot diskutim urgjent për Kosovën! Tabaku dhe deputeti gjerman rezolutë për dënimin e sulmit

Tensionet në veri, Asambleja e Këshillit të Europës sot diskutim urgjent për Kosovën! Tabaku dhe deputeti gjerman rezolutë për dënimin e sulmit

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ditën e sotme do të diskutohet për tensionet në veri të Kosovës dhe do ketë përpjekje për të miratuar një rezolutë të përbashkët për të dënuar sulmin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Rezoluta është propozuar nga deputeti i CDU Knut Abraham si dhe deputetja PD pjesë e grupit të PPE në Këshillin e Europës, Jorida Tabaku. Deputetja Tabaku ka ndarë një video nga Këshilli i Europës, ndërsa thotë se përmes rezolutës kërkohet dënimi i sulmit, vendosjen para drejtësisë të personave përgjegjës, si dhe një hetim të plotë mbi sulmin.

“Nga Strasburgu Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës, ku çështja e ditës do të jetë Kosova. Mbas prezantimit të një rezolute me deputetin gjerman, Knut Abraham. Sot, do të diskutohet në seancën e pasdites një diskutim urgjent ku do të fokusohem në 3 tema kryesore

Së pari, në dënimin e sulmit në veri të Kosovës. Vendosjen para drejtësisë të gjithë personave përgjegjës, qofshin instanca zyrtare apo grupe terroriste. Së treti, mbledhja e të gjithë provave që një hetim i plotë ndërkombëtar të vendos  përpara drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për këtë çështje E pamundur  që të avancohet në procesin e dialogut, të rikthemi  aq të nevojshëm të dialogut nëse ky akt terrorist nuk do sqarohet me Kosovën”, thotë Tabaku.

Projekt-rezoluta në shqip
“Asambleja Parlamentare është e shqetësuar për sulmin e dhunshëm të 30 paramilitarëve serbë, përfshirë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, që ndodhi më 24 shtator në veri të Kosovës me armë të rënda luftarake kundër patrullave të policisë së Kosovës, duke vrarë një polic të Kosovës. Ne e dënojmë këtë akt agresioni në territorin e Kosovës. Gjithashtu, jemi të alarmuar nga mobilizimet e përsëritura të ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe rrëmbimi tre policëve të Kosovës në qershor të këtij viti. Asambleja Parlamentare vëren se ekziston një kërcënim në rritje për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kjo rezolutë i bën thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të dënojnë në mënyrë më të ashpër sulmin e 24 shtatorit dhe i'u bëjnë thirrje vendeve anëtare të BE-së të heqin masat e miratuara kundër Kosovës në qershor dhe të kërkojnë nga autoritetet serbe që të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e sulmin, të cilër aktualisht banojnë në Serbi, në përputhje me sundimin e ligjit.

Kuvendi i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të zbulojë të gjitha provat e incidentit dhe u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare në Kosovë (p.sh. EULEX-it) që t'i vlerësojnë këto prova dhe të përcaktojnë nëse janë bindëse. Për më tepër, Serbia duhet të përmbahet nga çdo përpjekje e mëtejshme përshkallëzimi që cenon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës si parakusht për bisedimet e mëtejshme të anëtarësimit në BE dhe disbursimin e fondeve. Këtu përfshihet përmbajtja nga gjuha e urrejtjes dhe përhapja e gënjeshtrave për “spastrim etnik” dhe “pogrome” në Republikën e Kosovës, për të cilat nuk ka dëshmi.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre