Tensionet në veri, Isa Mustafa për Report Tv: Çështja të zgjidhet me zgjedhje të reja, të marrë pjesë dhe Lista Serbe! Kurti s’ka pasur koordinim me ndërkombëtarët

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mbështet idenë e ndërkombëtarëve që të zhvillohen zgjedhje të reja në 4 komunat në veri të vendit, në mënyrë që t’i jepet një zgjidhje situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, tha e situata në veri duhet të zgjidhet me veprime politike dhe jo me veprime të tjera.

'Deklarata e Kurtit është e gabuar nuk mund të flitet për një qëndrim apo vlerësim naiv të SHBA-së, por problem është se Kurti nuk po e vlerëson situatën ashtu siç është. Situata në veri duhet të zgjidhet me veprime politike e kurrsesi me veprime të tjera. Kosova ka krijuar obligime ligjore për asociacionin. Jemi në një situatë që nuk e di qartë se çfarë po bëjmë. Kurti nuk e ka sqaruar se pse zgjidhjes në veri të vendit i është shtuar edhe asociacioni. Mendoj se kjo çështje duhet të zgjidhet me zgjedhje të reja siç kanë propozuar ndërkombëtarët, por me kushtin që serbët të marrin pjesë në zgjedhje.’- u shpreh Mustafa.

Sipas Mustafës, vendimet e Kurtit nuk janë bërë në koordinim me ndërkombëtarët. Sipas tij, Kosova ka rënë në grackën e Serbisë e se qeveria nuk po ofron kurrfarë rrugëdalje.

‘Vuçiç nuk u ka zbatuar marrëveshjet ose i ka zbatuar pjesërisht. Veprimet e Kurtit në veri, nuk i ka bërë në bashkëkordinim me ndërkombëtaret. Ndërkombëtarët nuk po merren me përkrahjen e një pale apo një pale tjetër. Ato po i kritikojnë edhe Kosovën edhe Serbisë, tani Kosova ka rënë në grackën e Serbisë, në vend që të jetë Serbia përgjegjëse, po bëhet edhe Kosova. Qeveria nuk ofron kurrfarë rrugëdalje por thotë vetëm Jo.’- tha Mustafa.

Mustafa theksoi se nuk është mirë që të veprohet sipas logjikës së Kurtit e të Osmanit, ndërsa këtë të fundit e quajti si noterë të kryeministrit të Kosovës.

‘Tani nga Kurtit i kërkohet zgjidhja për asociacionin. Nuk është mirë të krijojmë një situatë që për shkak të kundërshtimeve të rrezikojmë vendin, nuk mund të veprohet sipas logjikes së Osmanit e Kurtit që të burgosin njerëzit e ti dënojmë, po duhet të zgjidhë problemin, problemin duhet ta zgjidhim në mënyrë politike. Presidentja ka mbështetur çdo masë të Kurtit e thuhet këtu që është bërë edhe noterë.’- tha Mustafa.

Në veri të Kosovës, javën e shkuar, konflikti mes protestuesve serbë të cilët nuk pranojnë kryetarët shqiptarë të komunave dhe forcave të KFOR-it,u përshkallëzua deri në përplasje fizike. Gjermania dhe Franca kërkuan që të ribëhen zgjedhjet në 4 komunat veriore. Tani situata paraqitet më e qetë, ndërsa ndërkombëtarët po negociojnë me Serbinë e Kosovën për t'i dhënë zgjidhje situatës.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja