Tensionet në veri, Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE! Kurti: E ardhmja jonë është në union! Osmani: Ne frymojmë me shpirtin evropian

KOSOVË-  Kosova ka nënshkruar sot aplikimin për anëtarësimin në BE. Duke e cilësuar si një ditë historike, kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani njoftuan se dorëzimi i aplikimit në Pragë do të dorëzohet më datën 15 dhjetor. 
Kjo datë përkon me atë që pritet të jetë kërkesa nga ana e Serbisë për dërgimin e 1 mijë trupave në Kosovë.

Ndërkohë, barrikadat e vendosura nga serbët në veri të vendit pas arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, vazhdojnë të jenë prezentë në ditn e pestë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Dyqanet pothuajse të gjitha janë të mbyllura përveç supermarketeve dhe framacive, ndërkaq nëpër shkolla e fakultete mësimi nuk po zhvillohet. 

Në veri të vendit, Policia e Kosovës po vijon patrullimin nëpër zonat  në veri të Mitrovicës, duke ofruar  rend dhe siguri  për të gjithë qytetarët. 

Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës. Për të, EULEX-i dorëzoi disa medikamente që i nevojiteshin për problemet e tij me zemrën. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Serbët vendosin tjetër barrikadë në veri, pretendojnë se po mbrohen nga Njësitë Speciale

1670923551_finalprojekt.00230020.Still001.jpg

Serbët kanë vendosur një tjetër barrikadë mbrëmjen e sotme në veriun e Kosovës përkatësisht Zubin Potok. Sipas mediave serbe, banorët e zonave me shumicë serbe kanë thënë se kjo barrikadë e re është vendosur për siguri të qytetarëve për shkak të njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Në anën tjetër kujtojmë faktin se Gabriel Escobar, Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit ka deklaruar se është çështje ditësh kur barrikadat do të hiqen.

Ora 19:08
Tensionet në veri të Kosovë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptare takohet me Kurtin

1670934636_hdrfhbre.JPG

Një delegacion i Bordit Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) u prit sot në një takim pune nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti informoi rreth situatës së tensionuar në veriun e Kosovës, të shkaktuar nga provokimet e Serbisë dhe strukturat ilegale paralele të orkestruara prej saj, dhe masat e marra nga qeveria e tij për respektimin e shtetit ligjor në këtë pjesë të Kosovës.

Delegacioni i KASH shprehu mbështetjen e tij të pa kursyer për qeverinë e Kosovës dhe ofroi ndihmën e tij në përballimin e sfidave aktuale të saj për normalizimin e situatës në veriun e Kosovës. KASH vlerëson se Kosova është në të drejtën e saj legjitime për të vendosur shtetin ligjor në mbarë territorin e saj, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë bën thirrje që e gjithë klasa politike në Kosovë të jetë e unifikuar në mbrojtje të interesave themelore të vendit, përkundër provokimeve të vazhdueshme që vijnë nga Serbia, si dhe në vijueshmërinë e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e në mënyrë të veçantë në negociatat e mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me Kryeministrin Kurti u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të qëndrimeve dhe iniciativave në mbështetje të proceve eurointegruese të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu kënaqësinë dhe përkrahjen e plotë për Aplikimin e sotëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE.

Ora 16:36
Lajçak bisedon me presidentin serb: Vuçiç e kupton seriozitetin e situatës në veri

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, "për të gjetur zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës".

“Ai e kupton seriozitetin e situatës”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Twitter.

Lajçak deklaroi kështu pas një takimi që ka zhvilluar në Beograd me Vuçiçin dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Edhe presidenti serb shkroi në Instagram se biseda ka qenë "e sinqertë dhe korrekte".

Një ditë më herët, dy diplomatët perëndimorë takuan në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak, tha në Prishtinë se nuk preferon që barrikadat në veri të hiqen me buldozerë, por përmes rrugëve diplomatike.

Ora 15:59
Aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, Meta: Ngjarje historike, interes i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor

1670693602_Screenshot1.jpg

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur një ngjarje historike aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Nëpërmjet një postimi në tëitter, Meta shkruan se ky aplikim lidhej me orientimin e qartë euro-atlantik të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian, është një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euro-atlantik e përkushtimin e vendosur të qytetarëve dhe institucioneve e Kosovës për të ardhmen europiane në funksion të paqes, stabilitetit e sigurisë në rajon.

Duke e përgëzuar Kosovën për këtë hap shumë të rëndësishëm uroj që ky proces të avancojë me sukses në interes, jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit tonë”- shkruan Meta.

Ora 13:01
Kosova nënshkroi sot aplikimin për në BE, ja çfarë shkruajë mediat serbe: Ky shteti fals...

Ditën e sotme, Kosova nënshkroi aplikimin në BE e cila do të dënohet në datën e njëjtë kur edhe Serbia do t;i dërgojë NATO-s kërkesën për 1 mijë trupa ushtarakë në Kosovë.

Direkt pas lajmit, mediat serbe kanë nisur propagandën ku edhe në tituj, dyshojnë sovranitetin e Kosovës duke e cilësuar 'Shtet Fals'.

Ora 13:00
Aplikimi i Kosovës për në BE, reagon Vuçiç

1671019266_64001667813647xvucic180.jpg

Sot Kosova nënshkroi dokumentin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ku përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale është shprehur se “ka kërkuar nga Perëndimi që t’i tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë”.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, tashmë e dini se unë i kam kërkuar partnerëve tanë perëndimorë të më thonë se cilin nga pesë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë: Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e Kombeve të Bashkuara, Rezolutën 12 44, Marrëveshjen e Brukselit apo Uashingtonin. Marrëveshje”, tha presidenti Vuçiq në fillim të fjalimit të tij.

"Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë shumë i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, nga viti 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Dhe pikërisht në dritën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE të k. e quajti Kosovë, pyetja ime është nëse do të respektojnë dokumentet që kemi sjellë ne vetë, qoftë edhe atë historik nga Selaniku, sepse pika e pestë e dokumentit të Selanikut thotë se mbështet plotësisht zbatimin e rezolutës 12 44. Pra, pyetja ime nga sot është: cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të jemi plotësisht dakord”, tha presidenti Vuçiq.

Ora 11:43
Krerët shtetërorë nënshkruan aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE, Osmani: Prishtina, frymon me shpirtin evropian

1671014662_ahha.GIF

Presidentja Osmani tha se për Kosovën nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër pos BE-së.

"Kosova sot është mishërim i vlerave mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe frymon me shpirtin evropian”, tha ajo dhe theksoi se shteti e meriton të jetë pjesë e BE-së.

"Rruga jonë përpara është e qartë, procesi i anëtarësimit në BE nuk është i njëtrajtshëm dhe procesi në tërësi mund të jetë afatgjatë. Por, ne jemi të vendosur që t’ia dalim me sukses", tha e para e vendit.

Ora 11:29
Ish-polici serb i arrestuar në Kosovë, EULEX-i i dërgon ilaçet: Po e monitorojmë rastin

Misioni i EULEX-it thotë se i kanë dorëzuar ilaçe ish-policit serb, Dejan Pantiçin i cili u arrestua një ditë më parë. Ai akuzohet për sulmin ndaj komisionit komunal të zgjedhjeve në veri dhe aktualisht është në paraburgim.

EULEX ka thënë për portalin serb “Kosovo Online” se misioni ia ka dorëzuar ilaçet e Pantiqit komandantit të Policisë së Kosovës në Leposaviç.

Kështu, ky mision i është përgjigjur kryenegociatorit serb në dialog, Petar Petkoviç, i cili e ka akuzuar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar këto ditë se “po merret me barrikada, ndërsa nuk sheh se autoritetet kosovare po e rrezikojnë jetën e Pantiçit duke mos ia lejuar përdorimin e ilaçeve”.

“Në përputhje me mandatin e tij, EULEX-i po e monitoron rastin në mënyrë që të vlerësojë se si po trajtohet i paraburgosuri nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Ora 11:27
Nënshkruhet aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në BE, Kurti: E ardhmja jonë është BE! Do ecim përpara në meritën tonë

 

Ditën e sotme është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Kryeministri Kurti u shpreh se e ardhmja e Kosovës është unioni. Kreu i qeverisë u shpreh se Prishtina do bëjë ç'është e mundur për progresin dhe përkushtimin e reformave të reja transformuese që përkojnë me BE.

"Bazuar  në aspiratat e vullnetit të vendit tonë për barazi, drejtësi e demokraci... E ardhmja e vendit tonë është brenda BE. Sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë, BE. Do ja dorëzojmë presidencës Çekë në prag nënshkrimin e sotshëm. Progresi do varet nga përkushtimi ynë për reforma të reja transformuese.

Do ecim përpara në meritën tonë. Pengesat dhe sfidat drejt anëtarësimit i kalojmë me progres shoqëror dhe rend demokratik."- tha Kurti.

Ora 09:20
Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak dhe Escobar sot në Beograd pritet të takojnë Vuçiç

1671006098_escobarlajcake1642593690273780x4392.jpg

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi vjen në kohën e tensioneve në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb. Ky i fundit dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Një ditë më herët, dy diplomatët perëndimorë takuan në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Preferoj rrugë diplomatike për heqjen e barrikadave në veri, tha Lajçak.

Ora 08:47
Tensionet në veri/ Ministri serb viziton xhandarmërinë jo shumë larg kufirit me Kosovën, flet për gatishmëri luftarake

 

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiç, ka vizituar vonë në mbrëmje Detashmentin e Xhandarmërisë në Kralevë, duke nxitur kështu dyshime për një lëvizje të mundshme drejt Kosovës.

Kraleva është qytet jo shumë larg pikës kufitare, Jarinjë, në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas njoftimit të MPB-së serbe, Gashic “me këtë vizitë është bindur për gatishmërinë luftarake dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të kësaj njësie”, transmeton Demokracia.com.

“Ministri vuri në dukje se të gjitha kapacitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vendosur në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake dhe se pjesëtarët e Xhandarmërisë janë të gatshëm të përmbushin çdo detyrë që u vihet nga udhëheqja e Republikës së Serbisë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Po ashtu në këtë njoftim, thuhet se gjatë kësaj vizite, Gashic në një bashkëbisedim me pjesëtarët e këtij Detashmenti theksoi përkushtimin e tyre për mbrojtjen e Republikës së Serbisë dhe të gjithë qytetarëve të saj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 14/12/2022 15:29

    Shume mire Kosova. Tani thjesht nje mendim po hedh une. Edhe Serbia e ka bere kete aplikim, po nqs ndodh mrekullia, dhe hyjne i gjithe Ballkani ne BE, duke perfshire Kosoven dhe Serbine, i bie qe KS dhe SRB, do jene anetar , partner etj. Dhe i bie qe ne BE , te puthen e takohen, po a sdo ishte e njejta gje qe mund te ndodhte, sikur KS dhr SRB te ishin pjese e Ballkanit te Hapur. Nuke duket se ka ndryshime, se te njejtat gje do ishin. Thjesht pyetje hipoteze

    Përgjigju
    • Arbërori: 14/12/2022 22:15

      Balkani serborus është serborusi me Shqiperin mbrenda këti ferri, pyetje Edvin shkjaun shqipfolës të tregon më kjart

  • Patrioti: 14/12/2022 13:03

    Ju lumte dora qe aplikuan!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin