Tensionet në Veri, Haradinaj-Kurtit: Je 'good guy', rrit rrogat e policëve! Është turp që sa herë niset, Kosova kthehet mbrapa

Tensionet në Veri, Haradinaj-Kurtit: Je 'good guy', rrit rrogat e policëve! Është turp që sa herë niset, Kosova kthehet mbrapa

Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Në seancën plenare Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje mes kryeministrit Albin Kurti me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit duket se e kritikoi për vendimin që të shtyjë me 1 muaj zbatimin e reciprocitetit të targave dhe mjeteve të identifikimit pas tensioneve që patën në Veri një ditë para se aplikoheshin. Haradinaj i referohet Kurtit si ‘good guy’ që duhet të rrisë rrogat e policëve në Veri në mënyrë që Kosova të mos kthehet më mbrapa.

“Kemi hyrë në qorrsokak por kryeministri ynë ka mundësi të dalë pa u bërë ‘problematic guy’, vetëm të kryejë punët e shtëpisë. Duhet të rrisë rrogat e policëve që po con në Veri sepse vjen shtatori shpejt dhe është marre (turp) që Kosova sa herë niset, të kthehet mbrapa. Asnjëherë nuk jemi kthyer mbrapa në Veri. Vetëm me këtë ‘good guy’ nisemi dhe kthehemi. Kryeministri tha ‘mos shit moral’ vërtetë nuk kam kujt me i shitë se i kisha shitë, atij që është bërë ‘good guy’ nuk e di çfarë drejtimi me i shitë moral ose me çfarë vlerash për shkak se ‘good guy’ nuk di me ju shitë moral, di me disa njerëzve që janë më të vërtetë dhe që e dinë çka po duan, edhe me ju shitë moral edhe me t’ju ndihmoj atyre që arritën ‘good guy’ është problem me ju shitë moral. Mos merr merita për listën e zezë, kush ka hy në listë të zezë, sepse atë e ka bërë Amerika, tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd, njëjtë si ai tjetri është, ti je me të në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

“Ndërsa në kundër replikën e tij, Kurti ka thënë se nuk ka koalicion me Listën Serbe. Ndër të tjera thekson se ka kryer veprimet e duhura kur situata ka qenë e rrezikshme për kombin.

“Ju e dini shumë mirë unë kam qenë gjithmonë ‘good guy’, gjithmonë kam qenë ‘good guy’, pra absolutisht unë nuk ju kuptoj çfarë vlera paska mos me qenë ‘good guy’, pra kam besuar në atë që e kam thënë dhe kam vepruar sipas asaj që kam besuar, kjo të bënë ‘good guy’. Kur është situata tejet e rrezikshme për shtetin e kombin kam bërë veprime radikale, por tash nuk është ajo situatë, unë nuk jam radikal për nga karakteri por për nga tema. Kur Kosova rrezikohet me shkëmbim territorial e ndarje, kur Kosova rrezikohet me falje të 8 mijë e 200 hektarëve, kur Kosova rrezohet me ‘Zajednica’, normalisht që jam radikal, por sot nuk është kjo situatë, nuk ka nevojë”, ka thënë Kurti.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)