Tensionet në veri të Kosovës, Kodheli në ‘Kontrast’: Zgjidhja të vijë nëpërmjet dialogut! Vangjeli: Tryeza e vetmja rrugë që të zgjidhë ngërçin

Zgjidhja e konfliktit me Kosovës dhe Serbisë, pas përshkallëzimit të situatës në veri të vendit, duhet të vijë vetëm nëpërmejt dialogut dhe nën arbitrimin e aleatëve. Ish-ministrja e Jashtme Mimi Kodheli e ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv tha se dështimi në tryezë ka sjellë edhe dështimin në terren. Kodheli shtoi se marrëveshja e nënshkruar nga palët në mbikëqyrjen e aleatëve, duhet të shërbejë si zgjidhje për të ecur para.

‘Nëse biem dakord kur SHBA dhe BE thonë se bëhemi bashkë për t’i dhënë një zgjidhje. Nëse del ndryshe ti sërish do të ulesh me miqtë e tu. Nuk e ka luksin ky rajon të ketë konflikte të kësaj natyre. Dështimi në tryezë sjellë konfliktet në terren dhe kjo nuk i shërben procesit. Nuk i shërben së ardhmes dhe nuk u shërben shqiptarëve. Nuk mund të jetë kjo marrëdhënia penge humorit të asaj dite të lidershipit. Mbështes fort idenë se nëse ne jemi ulur në një tryezë dhe kemi pasur një marrëveshje, ku hyn garant aleatë tanë. Ne duhet të gjenim mënyrën për të mos e lejuar rajonin që të shkojë në këtë situatë. Shpresoj se ky konflikt të mos marrë përmasa të padëshirueshme.’- tha Kodhelit.

Edhe analistit Lorenc Vangjeli, i qëndron mendimin se vetëm diskutimi në tryezë e me arbitrimin e aleatëve, është e vetmja rrugë për të kaluar ngërçe të tilla,

‘Ata të dy janë të shtrënguar të punojnë me njëri tjetrin për shkak të interesave të përbashkëta. Kjo shkon përtej interesave personale, është një lloj dialektikës që e kapërcen personalitetin e secilit prej tyre. Ne shqiptarët jemi të destinuar të fitojmë të nesërmen e përbashkët, por kjo nuk mund te kalojë duke poshtëruar serbët. Tryeza është ajo e cila, fatmirësisht edhe me arbitrimin e aleatëve tanë, është e vetmja rrugë për të kaluar ngërçe të tillë. Një zgjidhje e pranuar nga të dyja palët, pavarësisht nga dëshirat që ne i themi në shqip, do të jetë e tillë që do i kënaqe të dyja palë!’- tha Vangjeli.

Javën e fundit konflikti në veri të Kosovës u përshkallëzua deri në përplasje mes protestuesve serbë të cilët nuk pranojnë kryetarët shqiptarë të komunave dhe forcave të KFOR-it. Gjermania dhe Franca kërkuan që të ribëhen zgjedhjet në 4 komunat veriore.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 06/06/2023 10:26

    Ore tradhtar shqipfolës më mirë është të pirdhni në emissioner e bushs se sa që folni Pa asnjë lidhje më truten e juaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë