Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se Kosova ka nisur t'ua hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, në kuadër të marrëveshjes së arritur me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.
Ai i është referuar pajtueshmërisë së arritur mes kryenegociatorit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi dhe të dërguarit të BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, më 10 korrik në Bratisllavë.
“Prej javës së kaluar e kemi zvogëluar prezencën e Policisë së Kosovës për 25 për qind në tri ndërtesat komunale në veri. Tani kemi nisur t’ua hapim rrugëve zgjedhjeve të parakohshme. Kosova është duke e zbatuar marrëveshjen e arritur me BE-në, në Bratisllavë, për shtensionim të situatës”.
Një ditë më parë, Kurti është takuar me Lajçakun në Kretë të Greqisë, dhe kryeministri ka thënë se palët kanë diskutuar për këtë temë.
Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta që disa javë, sidomos në muajin qershor. Situata është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.
Kryetarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
59.2%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 11991
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA e shqetësuar me Kurtin: Veprimet e pa bashkërenduara në veri të Kosovës, mund të krijojnë pasoja negative në marrëdhëniet dypalëshe
23 Shkurt, 11:08
-
Skënder Latifi: Konsullatat serbe në tokat shqiptare, armët dhe përçarjet në Prishtinë
23 Shkurt, 09:14
-
Kosovë/ Po planifikonin vrasjen e dy personave, arrestohen 5 të dyshuar në Pejë! Zbulohet dhe arsenal armatimi
22 Shkurt, 22:48
-
Elmi Berisha: Qeveria e re e Kosovës të jetë ‘shumë më e kujdesshme’ në marrëdhëniet me Uashingtonin
22 Shkurt, 21:39
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon procesi i numërimit të votave për deputetët
22 Shkurt, 11:04
-
Kosovë/ Ishin dënuar për pengim të drejtësisë, Specialja liron me kusht Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin
21 Shkurt, 15:04
-
A do tërhiqen trupat amerikane nga Kosova? Eksperti i Sigurisë: Kjo s’do të ndodhë, mungesa e KFOR, do krijonte vështirësi në mbajtjen e ekuilibrit të sigurisë
21 Shkurt, 13:08
-
Arben Qirezi: Kosova dhe pasiguria e aleancave, a i kanoset Kosovës kriza ekzistenciale?
21 Shkurt, 08:45
-
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?
20 Shkurt, 21:42
-
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë
20 Shkurt, 19:18
-
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon rezultatet paraprake për votat e partive politike
20 Shkurt, 11:47
-
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova: Nga një marrëdhënie e veçantë në një marrëdhënie më të ndërlikuar
20 Shkurt, 11:12