Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak: Situata mbetet e brishtë, pavarësisht përpjekjeve shtensionim

Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak: Situata mbetet e brishtë, pavarësisht përpjekjeve shtensionim

Miroslav Laçak

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laçak thotë se situata mbetet ende e brishtë, pavarësisht hapave të qartë për shtensionim. Lajçak njoftoi në Facebook se, së bashku me ekipin e tij, kanë kaluar ditët e fundit në Bruksel duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar hapat e tyre të ardhshëm në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Emisari shprehu keqardhjen për faktin se tensionet vazhdojnë, pavarësisht përpjekjeve për të zgjidhur situatën në mënyrë paqësore.

"Kalova dy ditët e fundit në Bruksel, ku ekipi im dhe unë kemi punuar ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të koordinuar hapat tanë të ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës. Fatkeqësisht, pavarësisht nga ekzistenca e hapave të qartë për të ulur me sukses tensionet, situata mbetet e brishtë. I gëzuar për interesimin e anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian të cilët më ftuan së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DG-NEAR Gert Jan Koopman për një diskutim të përbashkët rreth situatës, zhvillimeve të fundit në Dialog dhe përpjekjet tona për të ulur tensionet në terren në veri të Kosovës," - shkroi Lajçak.

BE ka marrë masa ndaj qeverisë së Kosovës, pasi nuk i është përgjigjur thirrjes për shtensionimin e situatës. Një zëdhënës i Bashkimit Evropian konfirmoi  se është pezulluar përkohësisht puna në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, gjithashtu Kosova nuk do të ftohet në takimet të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen. Ndërkohë takimet që s’do të pezullohen janë ato që janë të fokusuara në adresimin e Kosovës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Gjithashtu ka konfirmuar se program i fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 janë suspenduar.  Për këto masa BE-ja ka njoftuar institucionet e Republikës së Kosovës më 28 qershor.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 03/07/2023 09:52

    KY DHE borrelli ME BASTARDET E EUROPES...

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 03/07/2023 03:56

    Laçaku eshte specialist i pergatitur nga shkolla politike sovjetike e kohes se komunizmit rus dhe sigurisht do ti grah si argat i Vuçiç@Beogradit....eshte shembelltyre e salihutNongrates sone per te cilet ish presidenti ndjer Havel ka thene:"Ska me komunist se nje antikomunist qe ka qene komunist dhe sot lufton komunizmin e dikurshem".

    Përgjigju
  • beni: 03/07/2023 03:55

    ky eshte nje shkerdhate....ky sllovaku i qelbur..pro rus e pro serb eshte ky....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës