TIRANË- Me këngë tradicionale shqiptare, e me thirrjet ‘Mitrovica është Shqipëri’, një grup qytetarësh në Tiranë u mblodhën sot para Kryeministrisë në mbështetje të Kosovës, pas rrëmbimit të tre policëve në veri. Me flamujt e Shqipërisë, Kosovës e Bashkimit Europian ata organizuan një protestë të qetë.

Aktivistët kërkuan nga kryeministri Edi Rama që të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë, ndërsa një zëri bënë thirrje për lirimin e tre policëve të Kosovës.

“Të lirohen vëllezërit tanë”, thanë ata.

Për Report Tv, ata thanë se kanë dalë në mbrojte të vëllezërve në Kosovë, ndërsa akuza hodhën edhe për kryeministrin Rama të cilin e cilësojnë si aleatin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Kërkojmë që shqiptarët të jenë mirë kudo ku jetojnë, si në Kosovë, Maqedoni. Situa anë veri na ka prekur, shqiptarët atje nuk janë mirë. Duam që shteti të mbajë një qëndrim në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës. E ndjej si shqiptarë që jam, që shqiptarët të jenë mirë kudo që jetojnë. Duhet të qëndrojnë ët bashkuar, edhe në Mitrovicë të luftojnë informalitetin që është atje.

Në mbrojte të vëllezërve tanë kosovarë. Rama është aleati numër një i Vuçiç, që tregon hapur mbështetjen e Vuçiç kundër kosovarëve, kryeministri ynë është tradhtar. Mesazhi është serbi larg duart nga Kosova. Kryeministër hiq duart nga tradhtia.

Të ngrenë zërin për të mbrojtur vëllezërit tanë”, thanë ata.

Kjo protestë e tyre vjen dy ditë pas rrëmbimit të efektivë të Kosovës në veri nga forcat serbe. Serbia i ka nxjerrë sot para gjykatës dhe i ka lënë 30 ditë në paraburgim, duke i akuzuar për trafik armësh. Kosova kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre duke thënë se janë rrëmbyer në territorin e Kosovës, por nga ana tjetër Serbia thotë se kishin kaluar kufirin.