Ylli Pata: Protesta e Albinit në Tiranë, a e nisi luftën finale me Edi Ramën?!

Ylli Pata: Protesta e Albinit në Tiranë, a e nisi luftën finale me Edi Ramën?!

Foto nga protesta në Tiranë

Protesta e një grupi të vogël të nxitur nga përkrahësit e Albin Kurtit përballë zyrës së Edi Ramës, ka hapur edhe njëherë betejën politike mes dy mazhorancave në Tiranë e Prishtinë. Natyrisht numri modest i pjesëmarrësve nuk mund t’i japë këtij demonstrimi një dimension fuqie në fushë, por megjithatë, Kurtit i intereson një hapësirë e re për sherr, për politikën e tij, në një moment izolimi.

Duket, Kurti kërkon ta përdorë Edi Ramën, si një atu për betejën e tij, e natyrisht një tabelë për ta sulmuar si direkt, ashtu edhe nga masa e militantëve të tij të zëshëm në rrjete sociale. Me dashje apo pa dashje, mungesa edhe të një opozite të fortë në Kosovë, e ka bërë opinionin anti-Kurti, që të shikojë te Edi Rama, një mundësi për ta shfryrë tollumbacen e Vetëvendosjes që mori mazhorancën në Shën Valentinin e 2021.

Në Kosovë tashmë opinioni është i ndarë: Kush është me Albin Kurtin e urren Edi Ramën, kush është kundër tij, po e përkrah gjithnjë e më shumë. Këtë betejë po e dëshiron gjithnjë e më shumë Albin Kurti, i cili duket se po i devijon çështjeve kryesore të axhendës së Kosovës, e kërkon rrugëdalje nacionaliste.

Ndërkaq, edhe vetë Rama, nuk është se i shmanget, edhe pse ende nuk ka hyrë në betejë. Marrëdhëniet e tij solide me Hashim Thaçin që është armiku kryesor i Kurtit edhe sot, takimet në familjen e Hashimit në Drenicë, kanë dhënë një efekt të rëndësishëm në opozitën e Kosovës, e cila pas arrestimit tëi sh-krerëve të UÇK-së, duket si e asfiksuar. Kjo pasi liderit e rinj janë të kompleksuar prej diskursit nacionalist të Albin Kurtit, e frikësohen që të avancohen në këtë situatë kritike.

Vetë Albin Kurti, ka tentuar para disa vitesh që të hyjë fort në Shqipëri për të rrëzuar Edi Ramën. E ka bërë që në vitin 2018, kur dërgoi njerëzit e tij të stërvitur me protesta që të jepnin një dorë gjatë lëvizjes së studentëve në dhjetor. Ndërkaq siç dihet mori pjesë në zgjedhje, si një mundësi për të shkëputur sa më shumë pjesë të majtë të votuesve të Partisë Socialiste.

Sipas të gjitha gjasave, po shohim vetëm një nxjemje të vogël të një beteje që sipas të gjitha gjasave do të vijë duke u fuqizuar, e provokuar nga të dy palët. Kurtit duket se i leverdis një përshkallëzim, por nuk se Rama po dhe do t’ja përtojë. E sipas gjasave, përplasja do të bëhet pikërisht për marrëveshjen që Kurti refuzon që ta zbatojë, atë që firmosi vetë në Ohër.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 17/06/2023 11:47

    IKNI MORE DERDIMENE ,,,GJOJA PO PROTESTOJNE, POR NUK KUPTOJ SE PER CFARE PO PROTESTOJNE...

    Përgjigju
  • edi: 17/06/2023 09:27

    Jimmy,te pakten kur te komentosh tregohu me i zgjuar sepse askush nuk i bie samarit megjithese eshte samari qe te vret prapanicen (Rama) dhe goditet gomari (sipas teje Kurti).Shprehja eshte qe s'kane ç'ti bejne samarit (sepse i dermon ) i bien gomarit .

    Përgjigju
  • Gjergj: 16/06/2023 22:13

    Edi Rama, mè pèrpara se tè jetè kundèrshtar i Albin Kurtit, le tè bèhet kryeministèr i denjè tek ne. 10 vjet me tè. KORRUPSION GALOPANT, HAJDUTÈRI, KRIM, MASKARALLÈK. Jo jo,,,ky zullap, nuk mund tè jetè kundèrshtar i askujt. Prej Kurtit, ai mund tè mèsojè se çèshtè idealizmi dhe dashuria pèr atdheun,,qè ky vetè nuk e njeh. Tè mèsojè respektin ndaj ligjit pèr formimin e njè shoqèrie europiane dhe jo kètè tè Edi Ramès me hajdutè, drogaxhinj, baxhella, gra dhe burra. A doni emra? Jo mo jo,,,ju i dini vetè.

    Përgjigju
  • Jimmy: 16/06/2023 20:29

    Po cduan keta si shume po ja krehni bishtin!!fajin e ka gomari ne kete rast albin trapi dhe ketij i bien samarit!

    Përgjigju
    • Arbëri: 16/06/2023 23:34

      Shkjau gjer në Serbi o Jimmy shqipfolës dhe tjusa se je nga Shqipria o mut

  • Sehir haber: 16/06/2023 20:02

    Kjo është opozit e vërtetë, 50 vetë me 300 flamur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona