Tensionet në veri të Kosovës, protestë para ambasadës serbe në Tiranë: Begaj të thërrasë Këshillin e Sigurisë! Opozita: Po kërcënohet paqja

TIRANË- Në një kohë kur bëhen 18 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, një grup qytetarësh kanë protestuar sot në Tiranë para ambasadës së Serbisë , në mbështetje të Kosovës.

Me thirrjet ‘Hiqni duart nga Kosova, Mitrovica është e jona’ aktivistë të shoqërisë civilë protestuan para ambasadës dhe kërkuan që qeveria shqiptare të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë. Në deklaratën e tyre, ato kërkuan nga presidenti që të therrasë Këshillin e Sigurisë.

Aktivistë të shoqërisë civile, deklaruan se ne duhet të shfaqemi si komb dhe jo si copa të kombit shqiptar, ndërsa kërkuan nga diplomacia shqiptare të deklarohen se janë kundër prekjes së qeverisë së Kosovës.

‘Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të harrojë që ka një marrëveshje që nga koha e Millosheviçit për bashkimin me e Serbisë me Rusinë. Ky fakt përbën një rrezik të madh. Qeveria shqiptare është deklaruar në mbështetje të qeverisë së Kosovës, por duhet të mblidhet nga presidenti i Republikës edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Nuk kemi se pse fshihemi pas gshitit. Qeveria shqiptare të kushtëzojë marrëdhënien me Serbinë. Është në nderin e saj të ngrijë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara. Duhet të shfaqemi si komb dhe jo si copa të kombit shqiptar. Kërkojmë nga diplomacia shqiptare të deklarohen se shqiptarët janë kundër prekjes së qeverisë së Kosovës. Kërkojmë nga SHBA që mot të tërhiqen përballë presionit ruso-serb. Europa nuk duhet të përdorë më dy standarde në raport me shtet e tjera.’- u shpreh një nga aktivistët.

Opozita në Shqipëri ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës dhe nënvizon se po kërcënohet paqja. Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku nënvizon se vendosja e barrikadave në veri është thjesht plani i Serbisë për të ndarë Kosovës. Kurse Fatmir Mediu e quan pozicion të papranueshëm, qëndrimin e deritanishëm të Shqipërisë në lidhje me situatën në Kosovë. Mediu shkruan në rrjetet sociale se vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.

Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka diskutuar më 26 dhjetor për situatën e krijuar në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe. Qeveria tha se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Tensionet në veri të Kosovës, Meta: Provokohet nga Beogradi me bandat e tyre  

1671817407_Screenshot8.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës të cilat kanë qenë të tensionuara. Meta shprehet se kërcënimi i vetëm për qytetarët e veriut të Kosovës janë bandat e dirigjuara nga veriu.

“Situata në Kosovë është e provokuar nga Beogradi zyrtar përmes mbështetjes, frymëzimit dhe financimit të strukturave kriminale serbe në Veri të Kosovës. Kërcënimi i vetëm për qytetarët e Veriut të Kosovës dhe në veçanti për qytetarët serbë janë pikërisht këto banda, përgjegjësia e të cilave është e Beogradit, që i aktivizon sa herë që do të krijojë tensione artificiale.”- shkroi Meta.

 

Ora 18:14
Tabaku: Do ketë paqe kur Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës! Ajo që është arritur me hapa të vegjël, nuk duhet zhbërë me forcën e dhunës

1671708248_finalprojekt.00360410.Still016.jpg

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës duke thënë se paqja do të vijë vetëm kur Serbia të pranojë pavarësinë.

“Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë duket se diplomacia dhe dialogu nuk po arrijnë rezultate. Cënimi i territorit, sulmi ndaj mediave, barrikadat në veri të Kosovës kujtojnë një periudhë të së shkuarës që nuk i përket të tashmes dhe ardhmes së Ballkanit Perëndimor!

Ajo që është arritur me hapa të vegjël në tryeza diskutimi, nuk duhet zhbërë brenda ditës me forcen e dhunës! Kosova është e pavarur, është realitet i pranuar nga të gjithë. Mohimi s’ndryshon kurrgjë dhe kur Serbia ta pranojë këtë realitet atëherë do të ketë paqe për të gjithë” – tha Tabaku.

Ora 13:02
Tensionet, Çollaku: Barrikadat janë një plan i Serbisë për të marrë veriun, Kosova dhe Shqipëria duhet të gjejnë unitet

1667305745_800063465d7770f37.jpg

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Çollaku thotë se vendosja e barrikadave në veri është thjesht plani i Serbisë për të ndarë Kosovës. Deputeti shkruan se në këtë situatë kur kërcënohet paqja në Ballkan, Shqipëria dhe Kosova duhet të gjejnë unitet.

“Plani për Ndarjen e Kosovës kurrë nuk vdiq. Ai vetëm u fsheh. “Assocacioni” është vetëm shkaku, barrikadimi i Mitrovicës sipas vijave të ndarjes etnike, është qëllimi, është Plani për Ndarjen e Kosovës...,këtë herë dhe me luftë. Kosova dhe shqiptaria duhet të gjejë Unitet në këtë situatë kërcënuese për Paqen ne Ballkan”, shkruan Çollaku.

Ora 12:53
Situata në Veri të Kosovës, Fatmir Mediu: 5000 trupa serbe në kufi, të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare! Çështja të shkojë në OKB

1669974089_FATMIRMEDIU.jpg

Pozicion të papranueshëm e quan kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, qëndrimin e e deritanishëm të Shqipërisë në lidhje me situatën në Kosovë.

Mediu shkruan në rrjetet sociale se vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.

“Çfarë duhet të ndodh më që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare? Presidenti i Republikës, pavarësisht se Këshill ka kohë që ka dalë nga funksioni i tij Kushtetues duhet ta thërras urgjent atë dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë. Çfarë duhet të presë Kryeministri, që ta shtrojmë këtë çështje dhe situatë urgjentisht në NATO? Konsultimi dhe koordinimi me vendet e tjera të NATOS në Ballkan është domosdoshmëri, sepse jo vetëm situata në Kosovë, por dhe ajo në BiH, në Malin e Zi dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, janë tashmë një shqetësim real për vendet e Ballkanit, por dhe për aleatët tanë”, apelon Mediu.

Ai bën gjithashtu thirrje që në bashkëpunim me SHBA dhe vëndet e tjera partnere duhet kjo çështje të shtrohet në Këshillin e Sigurimit të OKB. Serbia dhe Vuçiç po ndjekin qartësisht udhëzimet e Rusisë dhe Putinit për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan si dhe për të krijuar një konflikt në rajon, pjesë e strategjisë të deklaruar të Rusisë”, përfundon mesazhi i deputetit Mediu.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 27/12/2022 17:02

    ALBIN KURTI@VJOSA OSMANI JANE DY SHTETARET SERIOZË QË KANË MARRË PËRGJEGJËSINË PËR TA NXJERRË KOSOVËN TËRËSISHT NJË HERË E PËRGJITHMONË NGA KTHETRAT E BEOGRADIT. VETËM LEHAQENVE BEOGRADAS NË PRISHTINË E TIRANË U KULLOJNË JARGËT SI QENËR TË TËRBUAR.

    Përgjigju
    • Lushka: 27/12/2022 19:44

      Hahaha idiotsi Alla shqiptarce... Pse more si ka mundesi pa dhen ok USA nuk nis asgje as gogle Jo me lufta... Mediu cocojambo qetesohu I dashur nuk plas gje Po nuk shtypi USA butonin... Puc puc zemra...

  • denis: 27/12/2022 15:15

    Keshtu eshte kur do te veprosh kundra udhezimeve te Amerikes dhe BE-se, qeveria e Kosoves po e con vendin ne lufte vetem nga kokfortesia dhe pa aftesia per dialog.

    Përgjigju
  • Arbërori: 27/12/2022 14:01

    E tërë kjo ështé dhurata e Edvin shkjaut shqipfolës që ia premtoi serbis fashiste….!

    Përgjigju
    • Sokol: 27/12/2022 21:36

      Karneror!

    • Meri: 27/12/2022 16:03

      Idjot me brir.

    • Ben: 27/12/2022 14:47

      po ik mor bole shko pirdhu se na ke ça albinin çdo dit te njejtin koment ke.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?