Tensionet në veri të Kosovës, Sveçla publikon foton e efektivit të plagosur: Propaganda e Vuçiç, s’bind askënd! Polici u sulmua nga grupet e tij kriminale

Tensionet në veri të Kosovës, Sveçla publikon foton e efektivit të plagosur: Propaganda e Vuçiç, s’bind askënd! Polici u sulmua nga grupet e tij kriminale

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka quajtur propagandues presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sveçla përmes një shkrimi në Facebook, të cilit edhe i ka bashkangjitur disa foto ku thotë se Vuçiç gënjeu se zyrtari policor Ekrem Neziri është lënduar nga xhamat në sulmet ndaj zyreve të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut.

“Aleksandër Vuçiq, ish-ministri i propagandës në kohën e Millosheviqit, në mungesë të çdo preteksti e arsyetimi për veprimet kriminale të grupeve që dirigjon, i është kthyer rolit kryesor të mëhershëm, atij të propaganduesit.

Një nga gënjeshtrat e tij të shumta ka të bëjë

me plagosjen e zyrtarit policor Ekrem Neziri se kinse është lënduar nga xhamat në sulmet ndaj zyreve të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Sulmet ndaj zyreve të KKZ-së kanë ndodhur me datë 6 dhjetor ndërsa sulmi me armë zjarri ndaj zyrtarit policor Ekrem Neziri ka ndodhur me datë 8 dhjetor në fshatin Serbovc, mes Zveçanit dhe Leposaviqit. Për këtë ka edhe pamje (fotot bashkëngjitur), edhe dëshmitarë nga KFOR që kanë shkuar në vendin e ngjarjes si dhe ka edhe raport mjekësor që e dëshmon këtë.

Këto të pavërteta dhe shumë të tjera janë përpjekje të dështuara të Vuçiq, që kanë për qëllim të kamuflojnë sulmet e grupeve të tij kriminale. Policia e Kosovës asnjëherë të vetme nuk ka terrorizuar apo sulmuar asnjë qytetar, aq më pak për shkak të përkatësisë etnike. E vërteta është se grupet kriminale të dirigjuara nga Vuçiq kanë shtënë për t'i eliminuar zyrtarët tanë policor si dhe kanë sulmuar brutalisht e terrorizuar qytetarët tanë.

Propaganda e tij më nuk gjenë adresë, askund.

Ne do të vazhdojmë dhe do të qëndrojmë, për të gjithë qytetarët pa dallim e për shkatërrimin e të gjitha grupeve kriminale që dirigjon propaganduesi Vuçiq dhe jo vetëm.”- shkruan Sveçla.

Lajmi kryesor:

Serbët sulmojnë EULEX-in, Ambasadat e SHBA në Prishtinë dhe Beograd: Të çmontohen postblloqet! Vuçiç: U zhgënjeva nga amerikanët

Ora 07:58
Tensionet në veri të Kosovës, Sveçla publikon foton e efektivit të plagosur: Propaganda e Vuçiç, s’bind askënd! Polici u sulmua nga grupet e tij kriminale
  • G.MO/KT/Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      25 Nëntor, 08:30

      Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?

    ×

    Lajmi i fundit

    SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Euopës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha