Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim

1670342956_Screenshot1.jpg

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”, duke shtuar se ata janë “detyruar [t’i ngrisin] barrikadat”.

“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në Instagram më 11 dhjetor.

Vuçiq shtoi se autoritetet në Serbi do të vazhdojnë “luftën për paqe me të gjitha mjetet ligjore”.


Lajmi kryesor:

Serbët sulmojnë EULEX-in, Ambasadat e SHBA në Prishtinë dhe Beograd: Të çmontohen postblloqet! Vuçiç: U zhgënjeva nga amerikanët


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Zv.kryeministri serb Vulin sulmon Ramën dhe kërkon të ‘josh’ grekët: Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe

Zv.kryeministri serb Vulin sulmon Ramën dhe kërkon të ‘josh’ grekët: Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe