Tensionet Rusi-Ukrainë, Biden-Putin bisedë telefonike nesër

Tensionet Rusi-Ukrainë, Biden-Putin bisedë telefonike nesër

Putin dhe Biden

Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin do të zhvillojnë një bisedë telefonike nesër, ndërsa që udhëheqësi rus ka rritur kërkesat për garancitë e sigurisë në Evropën Lindore. Të dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi "një sërë temash, përfshirë angazhimet e ardhshme diplomatike," tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Emily Horne në një deklaratë ku njoftoi për telefonatën.

Bisedimet vijnë mes shqetësimeve të Shteteve të Bashkara dhe aleatëve të tyre perëndimorë për grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën, që kanë arritur në rreth 100,000 dhe kanë shkaktuar frikë se Moska po përgatitet të ndërhyjë në Ukrainë.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken bisedoi të mërkurën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Blinken "përsëriti mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë shkallëzimit ushtarak të Rusisë në kufijtë e Ukrainës."

Price tha se të dy diskutuan përpjekjet për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainën lindore dhe angazhimet e ardhshme diplomatike me Rusinë.

Putin tha në fillim të kësaj jave se do të shqyrtonte një sërë opsionesh nëse Perëndimi nuk arrin të përmbushë kërkesën e tij për garanci sigurie që përjashtojnë zgjerimin e NATO-s në Ukrainë.

Në fillim të këtij muaji, Moska paraqiti projekt-dokumente sigurie ku kërkon që NATO-ja t’i mohojë anëtarësimin Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike dhe të anulojë dislokimet e saj ushtarake në Evropën Qendrore dhe Lindore./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë