Tensionet SHBA- Rusi,Moska:
Washingtoni kërcënime pa precedent

Tensionet SHBA- Rusi,Moska:<br />Washingtoni kërcënime pa precedent
Marrëdheniet bilaterale mes SHBA dhe Rusisë janë gjithnjë e më shumë të tensionuara. Pas deklaratave të zvpresidentit Joe Biden  se SHBA janë gati të ndërhyjnë pas zërave se hakerat rusë po influencojnë në zgjedhjet presidenciale vjen edhe reagimi nga Moska e cila shprehet se do të reagojë.  Zëdhënësi i presidentit Putin Dmitri Peskov  u shpreh se agresioni i Washingtonit po vijon të rritet dhe kërcënime të tilla janë të paprecedenta.
 
Ndërkohë mediat ndërkombëtare shkruajnë se CIA ka marrë udhëra nga presidenti Obama për të përgatitur një sulm kibernetik dhe kjo është në përgjigje të ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet presidenciale që priten të mbahen në 8 nëntor.

Duke cituar burime bëhet me dije se plani i CIA ka avancuar.  Për sulmin kibernetik janë duke punuar qindra persona të cilët kanë në dispozicion një buxhet të majm. Objektivi është t’i dërgohet një mesazh Moskës dhe liderit të saj  duke siguruar mosndërhurjen e hakerave rus në zgjedhjet e nëntorit.  Ish zyrtarë madje janë shprehur për NBC Nees se agjensia ka mbledhur dokumente të cilat mund të zbulojnë hapur taktikat e kreut të Kremlinit Putin.
 
Ditë më parë administrata e Obamës akuzoi zyrtarisht Moskën se po përdor hakerat e sulmet kibernetike  për të ndikuar në fushatën presidenciale në SHBA dhe zgjedhjet të cilat priten të mbahen në 8 nëntor.

Por krahas sulmit kibernetik kreu i Shtëpisë së Bardhë ka edhe opsionin tradicional atë të vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës.
 
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor