Tensionet, Vasili: Duhet dialog 
Majko: Kurti politikan konfliktual

Tensionet, Vasili: Duhet dialog <br />Majko: Kurti politikan konfliktual
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim,Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Kosovë.

Nëpërmjet një dekaratë për mediat, z. Vasili, tha se përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe se qeveria e opozita duhet të rivendosin dialogun politik ti të vetmin mjet për të zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit. Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo forme përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin,institucionet dhe kuadrin kushtetues”, - tha z. Vasili në prononcimin e tij për mediat.

Ndwrkohw Sipas Majkos, Kurti është deputet konflikutal. Ai merr kuptimin e plotë të një politikani, veç kur është në burg.

Ky është reagimi i Majkos në Facebook:
"Albin Kurti u arrestua dje. Albini është një politikan konfliktual por ai merr kuptim i burgosur. Burgosja e politikaneve ndryshon kuptimin e debatit politik.
Kosova drejtohet me se shumti nga njerez qe e dine kuptimin e persekutimit politik por po ashtu dhe logjiken e dialogut qe i uli ne tavolinen e bisedimeve nga Rambujeja deri ne Bruksel. Shpresoj dhe uroj qe politikanet e Kosovës te ulen ne tavolinën e dialogut me njeri tjetrin. Kohës i rendojnë me shume politikanet e burgosur se sa politikanet radikale."


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve