ANKARA- I dërguari i paqes të OKB-së, Lakhdar Brahimi pritet të mbërrijë në Turqi, për të biseduar rreth tensioneve midis Ankarasë dhe Damaskut.

Lakhdar Brahimi do të takohet me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, me të cilin do te bisedojë lidhur me prespektivat e palës turke përsa i përket krizës mes dy vendeve, të ardhur si pasojë e një bombe siriane në shtetin fqinj, që shkaktoi vdekjen e 5 personave.

Ndërkohë gjatë kësaj jave, Turqia ndaloi një avion Sirian, pasi dyshohej se po trasnportonte armatime të dërguara nga Rusia, fakt i cili është mohuar nga autoritete siriane, madje duke sfiduar Turqinë që të japë prova për një gjë të tillë.

I dërguari i paqes Brahimi do të takohet me ministrin Davutoglu, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-Moon ka sugjeruar se nëse bisedimet përgjatë rajonit do të shkojnë mire, atëherë i dërguari i paqes javën e ardhshme do të shkojë në Damask.

Vizita e Brahimit vjen një ditë pasi ai u takua me zyrtarë të Arabisë Saudite, ku u diskutua për ndaljen menjëherë të gjakderdhjes në Siri.

Deri më tani, vizita e të dërguarit të paqes në këtë rajon nuk ka ende një plan të qartë paqje. 


(ed.ka-su.fu/shqiptarja.com)