Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë! Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi ka hapur zjarr ndaj një jahti, duke lënë të plagosur 2 shtetas turk dhe një sirian.
Referuar mediave të huaja, sulmi ndodhi në ujërat greke, 7.2 milje nga krahina Mugla e Turqisë. Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin Shtetëror Marmaris nga ekipi turk i shpëtimit dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Sipas marinës greke, "jahtit të dyshimtë iu kërkua që të ndalej për kontroll, por piloti i tij nuk e respektoi duke rritur shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme".
“Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme. Të shtënat u drejtuan në zona të sigurta, në përputhje me rregullat e angazhimit, në mënyrë që jahti të ndalonte për kontroll. Pasi u ndoqën, jahti u zhvendos në brigjet turke dhe hyri në ujërat territoriale turke të shoqëruar nga dy roje turke”, thuhet në një deklaratë të Marinës Greke.
Në Mesdheun Lindor prej disa ditësh "po fryn erë lufte", pas vendimit të Ankarasë zyrtare për të nisur kërkimet për gaz dhe naftë shumë pranë kufirit grek.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President
15 Janar, 12:13
-
Athinë/ Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas është në gjendje të qëndrueshme, por i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv
13 Janar, 16:44
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Arbër Hoxha ‘qeras’ Cannavaron me gol në debutim
10 Janar, 11:20
-
VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë
10 Janar, 10:00
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, firmos në Ligën e Parë
9 Janar, 12:09
Greko maskara
PërgjigjuTurqia permua ka te drejt se keta greket jan rracista
Ne jemi Shqiptare sa per emra si Greket si Turqite per ne njedhoje jane. Pore Turqia ashte superfuqi bile per Greket ashte amen
PërgjigjuTurqia dhe mentaliteti Turk eshte nje semundje e pasherueshme e mesdheut. Poshte turqit injorante.
PërgjigjuMe turqit krujeni se mir do ju boj por pyteni mir ate prapanice se ai i gjujti avionit rus dhe jo mo juve qe nuk ju llogarit fare po te shofim ......
PërgjigjuOre ti delinquent je me ne apo me arushen. Perse ju del zot turqeve ! A e di sa te trashe jane, verem te degjosh çfare emrash kane te iken truri. Dakort, therriti mendjes. Zgjidh ose me ne, ose me arushen.