Tensionohen marrëdhëniet Rusi-Çeki, hakmerret Moska, dëbon 20 punonjës të ambasadës çeke

Përshkallëzohet përplasja diplomatike mes Rusisë dhe Çekisë. Masa vjen si hakmarrje ndaj vendimit të Pragës për të dëbuar 18 diplomatë rusë duke akuzuar Moskën se qëndronte pas një shpërthimi në një depo municionesh të këtij vendi.

Kryeministri Andrej Babis dhe ministri i tij i Brendshëm deklaruan se lëvizja u bazua në “prova të qarta” të siguruara nga inteligjenca çeke. Dy persona mbetën të vrarë gjatë shpërthimit të vitit 2014 që ndodhi në qytetin e Vrbetice dhe fillimisht incidenti u përshkruar si një aksident.   Një tjetër shpërthim ndodhi në depo më 3 dhjetor të po atij viti.

Policia Çeke ka identifikuar dy të dyshuar, Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepigov, të dy akuzohen gjithashtu për përfshirje në helmimet e Salisbury në 2018 dhe autoritetet çeke do të informojë NATO dhe aleatët e Bashkimit Evropian për dyshimet e saj dhe do të diskutojë çështjen në një takim të ministrave të jashtëm të BE.

Departamenti amerikan i shtetit tha se mbështet Republikën Çeke në atë që e quajti “përgjigjen e saj të vendosur kundër veprimeve armiqësore të Rusisë në tokën Çeke”.

Njëjtë si SHBA, reagoi edhe Mbretëria e Bashkuar ku me anë të një deklaratë Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, shkroi se çekët "kanë ekspozuar se sa larg mund të shkojë GRU në përpjekjet për të kryer operacione të rrezikshme dhe malinje", duke iu referuar agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse.

Në fillim të kësaj jave, SHBA dëboi 10 diplomatë rusë dhe vendosi sanksione në kundër reagim ndaj sulmit vitin e kaluar  mbi “Solarwinds”, ndërhyrjes në Ukrainë dhe në zgjedhjet e SHBA në 2020.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë