Tentativa aktuale e një populizmi shqiptar antiamerikan!

Tentativa aktuale e një populizmi shqiptar antiamerikan!

Ish-kryeministri Sali Berisha

Duket sikur politikanët shqiptarët, të frymëzuar nga djalli e të pushtuar prej tij, me misionin e qartë për të lënduar qytetarët e tyre dhe të ardhmen e tyre, vazhdojnë të orientohen nga e keqja e të jenë kundër të mirës! Askush nga Ne, ose të paktën ata që duan të jenë të lirë, nuk e kishim menduar se pas 30 vitesh nga rënia e regjimit, sloganet e ditës të politikës do të ishin përsëri thirrjet antiamerikane! Askush nuk e kishte menduar që të paktën kjo të ndodhte pikërisht nga PD apo nga ish drejtuesit të saj që paskan mashtruar për 30 vjet me pro amerikanizëm dhe tashmë për hallet e tyre personale, hoqën maskën për të treguar fytyrën e vërtetë prej komunisti të rritur e të doktrinuar me stalinizëm!

Këto zgjedhje, në fakt edhe pse lokale, janë kthyer në një fushatë të egër kundër SHBA! Duket sikur Shqipëria nuk ka bërë asnjë hapa në këtë drejtim e për shkak të disa politikave të pushtuar nga djalli po rikthehemi në vitin zero, atë  të pas mbarimit të Luftës II Botërore, ku komunistët për të mbajtur pushtetin ju shpallën luftë SHBA  duke i cilësuar më vonë si rreziku imperialist anglo-amerikan! Nëse në atë kohë kishim një establishment që kishte marrë pushtetin dhe eliminuar çdo forme opozitarizmi, përmes asaj që njihet lufta civile reale dhe eliminimi i çdo mendimi ndryshe nga Enver Hoxha duke forcuar kultin e individit, sot kemi disa politikanë të izoluar, të konsumuar dhe të urryer nga njerëzit e lirë që duan të rikthehen në pushtet përmes populzmit antiamerikan duke e kthyer këtë të fundit linjë filozofike për të justifikuar rikthimin dhe qëndrimin e tyre në pushtet!

Kur, kriza filloi në PD, deklaratat e qëndrimet antiamerikane, ishin sporadike e në fazë eksperimentale dhe askush nuk e kishte besuar se do e kishin kaq shumë seriozisht duke elaboruar një linjë të mirëfilltë politike antiamerikane! Për fat të keq dhe në mënyrë absurde sot antiamerikanizmi në Shqipëri është një linjë politike që ka aktorët e saj, diskursin e saj të përditshëm dhe është pjesë e fushatës së zgjedhjeve të 14 Majit! Kjo linjë politike, për fat të keq ka mbështetësit e saj, liderit e saj e nuk mungojnë as disa gazetarë apo intelektualë që tashmë me justifikimin e sovranizmit, por për shkak të formimit, të kaluarës tyre dhe faktit se janë të shantazhuar ose që kërkojnë përmes politikës mundësi për të qenë në "lojë" janë të vetë deklaruar antiamerikan!

Madje edhe kur sulmojnë sot PD e sulmojnë me togfjalëshin "Euroatlantike", sikur kjo të ishte diçka demode dhe një gjëmë për shqiptarët e sidomos për Opozitën! Flasin për sovranizëm pikërisht kjo kategori politikanësh e gazetarësh që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse për 30 vjet e kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë e të shqiptarëve me aksionet e tyre individuale apo kolektive duke kontribuar që Shqipëria të mbetet një vend në tranzicion i kapur nga këto politikan që e kanë kthyer në pronë private me qytetarë thuajse të skllavëruar në shumicë dërmuese! Shqipëria, është kthyer përsëri në diskursin mes Perëndimit e Lindjes, mes Natos dhe Rusisë dhe kjo e fundit në vitet e fundit satelitët e saj që janë të vendosur përmes politikës e për nevojën e pushtetit të marrin pushtet e këtë të fundit ta vendosin në shërbim pro- rus në Rajon! Antiamerikanizmi në Shqipëri është një filozofi e qëndrim politik që bie në kundërshtim me interesat e shqiptarëve dhe për nevojën e tyre për demokraci! Kush është antiamerikan është antishqiptar e pro rus e pro serb!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nemesis: 09/04/2023 11:48

    Pse nuk vazhdon shkruan te RD ti apo ta moren bashke me seline?

    Përgjigju
  • Turi: 09/04/2023 09:33

    Ne qofte se duam te zhvillohemi si vend dhe te jetojme ne paqe me fqinjet duhet ti mbajme sa me larg Amerikanet sepse ata jane shkaktaret e luftrave dhe shkaterrimit boteror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë