Tentativa e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga qelia, nën hetim 6 gardianë dhe 3 të paraburgosur tek Burgu '313'

Janë zgjeruar hetimet e prokurorisë pas tentativës së dështuar të arratisjes së dy të burgosurve nga burgu '313’. Report Tv mëson nga dosja e prokurosisë se 3 të paraburgosur të tjerë nën hetim me dyshimet se kanë pasur dijeni për planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit. Konkretisht, nën hetim nga Prokuroria për "Moskallëzim krimi", janë Dritan Sinani, Elvis Fajzullahu dhe Bekim Bulica. 

Po ashtu nën hetim janë vënë edhe 6 punonjës të policisë së burgjeve për 'shpërdorim detyre'. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se me veprimin dhe mos veprimin nga ana e punonjësve të policisë Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyri, Radion Maloku, Edmond Prenga, janë konstatuara elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, pasi ata nuk kanë ushtruar kontroll fizik dhe të mjeteve apo pajisje që i paraburgosuri Fatmir Pjetri kishte me vete. Konkretisht ai kishte çantën e kuqe, ku ndodhej litari dhe sendet e forta, atë të hekurit në itinerarin e ndjekur prej tij nga dhoma e tij deri në vendin që ka kërcyer nga taraca.

Pjesë nga dosja hetimore

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele dolën dje para gjykatës së Tiranës, e cila konfirmoi izolimin për 90 ditë pas tentativës së dështuar të arratisjes.  Prokuroria kërkoi t'i caktohet masa shtesë arresti në kuadër të procedimit tentativë arratisje e goditje për shkak të detyrës, ndërkohë që ka njoftuar se po heton po kryen hetime edhe për nëse ka ndonjë prej policëve të burgjeve që mund të ketë bashkëpunuar.

Arbër Çekaj ka mohuar planin e arratisjes, duke u shprehur se ka dalë jashtë vetëm për ajrosje. Përmes një letre dërguar mediave, avokatja mbrojtëse e Arbër Çekajt, ka hequr të gjithë përgjegjësinë e klientit të saj nga plani i arratisjes nga burgu. Ajo ka akuzuar Fatmir Pjetrin si organizuar të arratisjes. Ndërsa Lulzim Çepele ka thënë para gjykatës se nuk ia kishte idenë se ç'po ndodhte me arratisjen dhe se ai ka tentuar vetëvrasjen për shkak të presionit.

Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar u tentua që të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet pak ditë më parë.  

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, plani ka nisur të vihet në zbatim me tentativën e të Çepeles për të prerë damarët, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e stafit të burgut 313. Në momentin kur forcat e sigurisë janë angazhuar për ta shoqëruar në spital, ka hyrë në veprim Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët kanë tentuar të arratisen gjatë orarit të ajrimit. Pikërisht në ato momente ata janë pikasur punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë marrë masat për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë, dy të burgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Të dënuarit do të largoheshin me litar të improvizuar duke lidhur çarçafët me njëri-tjetrin. Sipas drejtorisë së burgjeve, të burgosurit do të përballen me akuzën e tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.  Pas kësaj ngjarjeje instancat drejtuese të burgjeve kanë urdhëruar rivlerësimin e masave të sigurisë si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Kujtojmë se Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

Kurse Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal 'Babagjyshët' të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet. Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja