Arratisja e dështuar nga '313'-a, gardisti rrëfen përplasjen me të dënuarit teksa kacavirreshin në muret e burgut! Të akuzuarit lihen në izolim, Çekaj: Dola për ajrosje! Çepele: Tentova vetëvrasje

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë sot paradite para gjykatës së Tiranës, e cila ka konfirmuar izolimin për 90 ditë pas tentativës së dështuar të arratisjes. Prokuroria kërkoi t'i caktohet masa shtesë arresti në kuadër të procedimit tentativë arratisje e goditje për shkak të detyrës, ndërkohë që ka njoftuar se po heton po kryen hetime edhe për nëse ka ndonjë prej policëve të burgjeve që mund të ketë bashkëpunuar. Report Tv ka siguruar dosjen hetimore me dëshmitë edhe të gardianëve. Ndërkohë që një detaj interesant është fakti se Çekaj dhe Pjetri kishin përgatitur litarin 17 metra për tu kacavjerrë nga muret. 

Arbër Çekaj ka mohuar planin e arratisjes, duke u shprehur se ka dalë jashtë  vetëm për ajrosje.  Përmes një letre dërguar mediave, avokatja mbrojtëse e Arbër Çekajt, ka hequr të gjithë përgjegjësinë e klientit të saj nga plani i arratisjes nga burgu. Ajo ka akuzuar Fatmir Pjetrin si organizuar të arratisjes.

Ndërsa Lulzim Çepele ka thënë para gjykatës se nuk ia kishte idenë se ç'po ndodhte me arratisjen dhe se ai ka tentuar vetëvrasjen për shkak të presionit.

Nga videot e siguruar nga Report Tv të tre duken të qeshur madje më shumë se të relaksuar teksa bëjnë edhe batuta me njëri-tjetrin apo gazetarët e pranishëm në seancë. Mbi të tre rëndojnë 1 akuza të tjera veç dënimeve që vuajnë tashmë: 14 vite Arbër Çekaj për trafik droge dhe grup kriminal pasi iu kapën 613 kg kokainë, Fatmir Pjetri për grabitje me armë e dhunë në 'grupin e babagjyshërve, dhe Çepele i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele i paraburgosuri në Burgun 313 në Tiranë të cilët organizuan dhe më pas tentuan arratisjen janë vendosur për 90 ditë në izolim. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se vijojnë hetimet e Shërbimeve të Kontrollit të Burgjeve ndërkohë që mësohet se arratisja ka qenë e planifikuar prej disa javësh.  Sipas ligjit Çekaj, Pjetri e i paraburgosuri do izolohen për 90 ditë, s'do të kenë kontakte me familjarë apo të burgosur.

Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar është tentuar të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet dy ditë më parë.  

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, plani ka nisur të vihet në zbatim me tentativën e të Çepeles për të prerë damarët, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e stafit të burgut 313. Në momentin kur forcat e sigurisë janë angazhuar për ta shoqëruar në spital, ka hyrë në veprim Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët kanë tentuar të arratisen gjatë orarit të ajrimit. Pikërisht në ato momente ata janë pikasur punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë marrë masat për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë, dy të burgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Të dënuarit do të largoheshin me litar të improvizuar duke lidhur çarçafët me njëri-tjetrin.

Sipas drejtorisë së burgjeve, të burgosurit do të përballen me akuzën e tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.  Pas kësaj ngjarjeje instancat drejtuese të burgjeve kanë urdhëruar rivlerësimin e masave të sigurisë si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Kujtojmë se Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

Kurse Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal 'Babagjyshët' të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet. Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
U përball vetë me Fatmir Pjetrin dhe Arbër Çekajn, gardiani i 313-s tregon gjithçka ndodhi: Më goditën me leva në kokë! I pamë duke u kacavjerrë

1628682935_16286053421628512446Screenshot1.jpg

Nga dosja e arratisjes së dështuar në burgun 313 në Tiranë, Report Tv ka siguruar dëshminë e Myfit. Xh, detyrë specialist informacioni në IEVP 'Jordan Misja', i pari që u përball me Arbër Çekajn.

Ai ka deklaruar në dëshminë e tij  ka për detyrë të menaxhojë gjithë aktivitetin e institucionit dhe rreth orës 14:20 është njoftuar nga përgjegjësi, specialisti i trupës, se i paraburgosuri Lulëzim Çepele kishte dëmtuar damarët e dorës së djathtë dhe u shoqërua në infermieri për ndihme mjekësore.

Nga ndihmës mjekja i është konfirmuar gardianit se pacienti kishte nevojë për qepje në spital.

Pasi ka bërë njoftimet e domosdoshme për të bërë shoqërimin e Çepeles te Spitali i Traumës, në orën 14:55 është njoftuar se një i burgosur është kacavjerrë në një mur të godinës A nga tarraca e ajrimit. Ai është Kacavjerrë me një litar. Ishte i burgosuri Fatmir Pjetri.

Myfiti thotë është ngjitur vetë për neutralizimin e këtij të burgosuri, ai kishte në dorë një hekur në formë harku.

"Në shesh u përballa me te, duke e ndalur atë me ka goditur me hekur në kokë dhe më ka dëmtuar. Po me këtë levë ka goditur punonjësin e portës", ka thënë ai.

Në momentin që është neutralizuar Fatmir Pjetri i burgosuri tjetër Arbër Çeka ishte duke zbritur në të njëjtin litar që kishte zbritur Pjetri dhe i është drejtuar portës kryesore. Në këtë moment është prangosur edhe ai.

Myfiti tregon se më pas ka shkuar që të marrë edhe ndihmën nga mjekët pasi ishte dëmtuar në kokë.

Ora 12:20
Tentoi arratisjen, letra e Çekajt për mediat: Plani ishte i Pjetrit, e ndoqa pa ditur se ku po shkonte! Shteti po punon kundër familjes time

Përmes një letre dërguar mediave nga avokatja, Arbër Çekaj, ka hequr të gjithë përgjegjësinë e klientit të saj nga plani i arratisjes nga burgu. Ajo ka akuzuar Fatmir Pjetrin si organizuar të arratisjes.

"Arbri nuk ka goditur asnjë polic. I ndikuar nga gjendja e rënduar psikologjike për shkak të arrestimit të burgosjes së babait, ai vetëm ka ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin, kur e ka parë duke u larguar. Nuk ka qenë meritë e policit ndalimi i tyre, por vetë Arbri ka menduar dhe është kthjelluar se kjo nuk është zgjidhje. Ai nuk është kriminale dhe respekton lidhje e shtetit, në të kundërt tani do të të ishte larguar për në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. Në qoftë se do të ishte kriminel, po do të ishte duke pirë kafe në Kosta Rika.
Ai gjithashtu pohon se ka segmente të caktuara të shtetit që po punojnë kundër familjes Çekaj. Ai është thjeshtë një viktimë, pasi plani ishte i Fatmir Pjetrit, fakt që ai e ka pohuar edhe vetë. Ai ka qenë me kafe në dorë dhe kur e ka parë të largohej e ka ndjekur, pa e dikur se ku po shkonte.
Kjo është e vërteta e vetme dhe gjithë të tjerat janë spekulime", thuhet në letër. 

1628677188_page.jpg

Ora 12:11
Çepele para gjykatës: Tentova vetëvrasjen, skam lidhje me arratisjen

1628676559_Screenshot1.jpg

I fashuar në dorën e majtë, pasi pasditen e së dielës tentoi të priste damarët sipas Prokurorisë dhe policisë së burgjeve për të ndihmuar Çekajn dhe Pjetrin për tu arratisur, Lulzim Çepele ka thënë sot para gjykatës se nuk ia kishte idenë se ç'po ndodhte me arratisjen. Çepele ka thënë se ka tentuar vetvrasjen për shkak të presionit.

"Nuk ka asnjë lidhje me këtë tentativë për arratisje. Unë për shkak të presionit kam tentuar vetëvrasje dhe nuk ia kisha idenë se ç'po ndodhte me një plan arratisjeje"

Ora 11:56
Përfundon Seanca, mbeten në izolim 3 muaj dhe në burg Çekaj, Pjetri dhe Çepele! I dënuari për 613 kg kokainë: Dola për ajrosje

1628672588_Sequence03.00013419.Still022.jpg

Përfundon seanca për masën e sigurisë për Arbër Çekajn, Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen që akuzohen për tentativë arratisje nga burgu.

Arbër Çekaj ka mohuar planin e arratisjes.  

"Unë dola vetëm për ajrosje", ka thënë ai!

Ndërkohë që prokuroria ka deklaruar se po kryen hetime edhe për nëse ka ndonjë prej policëve të burgjeve që mund të ketë bashkëpunuar.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/08/2021 01:48

    O po sa <<te mencur>> qe jeni ju budallenjte e krimit dhe avokatet tuaj!!/Dola per ajrim/ thote ky trafikanti.Mos valle ajri mbi kangjellat e burgut, e paska cilesine me te mire se ai brenda ne oborr?!//I renduar psikologjikisht per arrestimin e babait// thote avokatja;kaq i renduar psikologjikisht qenka,sa qe buzeqeshja dhe humori me shoket e qelise nuk i mungon,po keshtu dhe deshira per te shijuar kafene.Dhe kaq shume na qenkesh <<kthjelluar>> Arbri, sa e mbajti vrapin vetem kur e prangosi polici.Tani qe na e tha kjo avokatja,kete kriminelin <<e pafajshem>>,qe <<respekton>> ligjet e shtetit duke trafikuar droge,kete /delen/qe ndoqi si <<i hipnotizuar>> F.Pjetrin ne tentative arratisje,kete <<djale te mire e te urte>> qe nuk ka per t'a perseritur me gabimin,do te dime ku t'a kerkojme ne te ardhmen po i hyri prape avazit te vjeter,diku ne Dubai,ose diku ne Costa Rica duke pire kafe,duke enderruar,(me falni,duke planifikuar kontraten e rradhes me kartelet vendase te droges).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja