Kapet njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat.
Në prangat e policisë ka rënë 30-vjeçari nga Korça Arli Shehu, informon gazetarja e Report Tv Mimoza Sinanaj. Ai së bashku me dy shtetasit e tjerë: Hamit Berisha,55-vjeç,nga Kosova dhe Ermal Gora, 43-vjeç, nga Tirana kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë kishin fshehur automjetin në fshatin Moravë.
Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohê që tre autorët duke përfituar nga errësira ishin larguan drejt zonave të pyllëzuara pasi kuptuan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.
Lajmi kryesor: