Bashkimi Europian dënoi tentativën për vrasjen e një shtetasi amerikano-ukrainas në Danimarkë, lajm i bërë publik vetëm një ditë më parë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se tentativa ishte orkestruar nga shërbimet sekrete ruse dhe shprehu solidaritet me Danimarkën dhe me vendet e tjera të BE-së të vëna në shënjestër nga sulmet hibride ruse.

“Një sulm ndaj njërit prej nesh është sulm ndaj Bashkimit tonë. Kërcënimet hibride të Rusisë po bëhen gjithnjë e më pak hibride dhe gjithnjë e më reale. I kemi mjetet për të vepruar, nga ekipet e reagimit të shpejtë deri te sanksionet ndaj përgjegjësve”, shkroi Von der Leyen në rrjetet sociale.

Ajo njoftoi se Komisioni Europian do të propozojë së shpejti një strategji të re europiane të sigurisë për të rritur gatishmërinë e BE-së dhe aftësinë e saj për të frenuar sulme të tilla.

“Nëse Rusia synon të dobësojë mbështetjen tonë për Ukrainën, do të arrijë pikërisht të kundërtën. Vendosmëria jonë vetëm sa do të forcohet”, shtoi Von der Leyen.


Lajmi kryesor:

Tensione në detin Baltik, anija ruse goditet nga dronët! Finlanda rrit sigurinë: Ukraina qëndron pas sulmit