'Kam armë, mos u afro'/ Tentoi të grabisë bagëtitë në Krujë, pronari e pikas, autori e plagos, arrestohet pas disa orësh

KRUJË- Familja Babasi në Fushë-Krujë është përballur pas mesnate me një bandë hajdutësh  të cilët tentuan të hyjnë në stallën e bagëtive. Rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, Fushë-Krujë, Ahmet Smaçi 47 vjeç bashkë me persona ende të paidentifikuar tentuan qw të vjedhin bagëti të imëta në stallën në pronësi të Ardian Babasi.

Babasi njoftoi të afërmit e tij dhe u vunë në ndjekje të autorëve. Në një rrugë të fshatit ata kanë identifikuar Smaçin dhe i kanë bërë thirrje të ndalojë, por ai është përgjigjur me armë duke lënë të plagosur pronarin e stallës, 44 vjecarin Babasi. Policia arriti shpejt në vendin e ngjarjes dhe vuri në pranga autorin e tentativës së grabitjes Ahmet Smaçi.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, policia ka ushtruar kontrolle të shumta në zonë, duke ngritur edhe dronin për të gjetur autorët e tjerë që bashkëpunuan me Smaçin. I plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për gjetjen e armës së krimit të përdorur nga autori. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një levë hekuri, një palë pinca dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", “Vjedhja me armë" dhe "Armëmbajtja pa leje”.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë