VIDEO/ Parandalohet atentati në Berat, shpallen në kërkim 3 anëtarë të grupit kriminal! U fshehën në pyll dhe braktisën makinën me armë e municione

BERAT – Tre persona të dyshuar si vrasës me pagesë u shpallën në kërkim nga policia e Beratit e cila tha se ka parandaluar planin e tyre për eliminimin fizik të një personi. Hamit Berisha, 55 vjeç, nga Kosova, Arli Shehu, 30 vjeç, nga Korça dhe Ermal Gora, 43 vjeç, nga Tirana, u arratisën në pyll pasi kuptuan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

Forcat e rendit u gjetën automjetin tip “Chevrolet” që përdorën tre të dyshuarit, i cili ishte marrë me qira në Kavajë. Brenda makinës u gjet një motoçikletë e vjedhur në Kosovë, bashkë me një armë zjarri automatik me silenciator, një pistolete me silenciator, municion luftarak, 2 skafandra, veshje kamuflazh (xhup meshini), 2 radio, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse. Armët e gjetura janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore.

Burime nga Policia e Beratit bëjnë me dije se identifikimi i personave të dyshuar u bë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë së karburanti. Ndërkohë grupi i hetimit tregohet i rezervuar në lidhje me personin që ishte objektiv i grupit të vrasësve. Hamit Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora janë shpallur në kërkim për akuzat "Sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje" dhe "Prodhimi e mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:04
Tentativa për atentat në Berat, motori ishte vjedhur në Kosovë! 3 anëtarët e grupit kriminal dyshohet se janë vrasës me pagesë

1685534784_motor.JPG

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tentativa për atentat në Berat, ku është gjetur një makinë plot me municione. Makina dyshohet se është marrë me qera në Kavajë.

Ndërsa motori që do të përdornin 3 personat e shpallur në kërkim që dyshohet se janë vrasës me pagesë ishte vjedhur në Kosovë, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema.

Tre personat e shpallur në kërkim, Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora, janë identifikuar përmes kamerave të një karburanti.

Ora 12:18
Tentativa për atentat në Berat, ja kush janë anëtarët e grupit kriminal që ishin përgatitur për të kryer vrasje (EMRAT)

1685528455_berat.JPG

Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora janë tre anëtarët e grupit kriminal që janë shpallur në kërkim pasi tentuan të kryenin atentat ndaj një personi por u larguan përmes pyllit kur zbuluan se ishin pikasur nga policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë