Gjatë natës së djeshme në Sarandë dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të grabisin banesën e babait të kreut të Omonias, Leonidha Papa.

Policia njofton se dy grabitësit kanë hyrë në banesën e shtetasit me iniciale, K.P., 74 vjeç dhe nën kërcënimin e armës kanë lidhur 74-vjeçarin.

74-vjeçari, i cili është edhe prift ndodhej në banjë kur dy persona i kanë hyrë në banesë dhe kanë nisur të kërkojnë për sende me vlerë.

Agresoret të cilit ishin me kapuç në kokë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj priftit dhe i kanë kërkuar të nxirrte paratë dhe sendet.

Pasi kanë konstatuar se nuk kishin se çfarë të vjedhin agresorët janë larguar dhe prifti ka bërë denoncimin në polici.

Ai ka pohuar se dy personat nga dialekti nuk dukeshin nga Saranda. Policia ka shoqëruar rreth 20 persona për këtë ngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të saj.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)