Policia e Lushnjës ka arrestuar një 36-vjeçar nga Vlora, i dënuar për vjedhje me dhunë të kryer në vitin 2011. Në pranga ka përfunduar Elis Kamberaj, banues në lagjen “Hajro Çakërri”.
Ndalimi i 36-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me Vendimin e datës 12.06.2013 e ka dënuar me 1.4 vite burg për veprën penale “ Vjedhje me dhunë“, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.
36-vjeçari i arrestuar, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, të cilët janë arrestuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ka tentuar t’u vjedhë me anë të dhunës shumën prej 50 mijë euro 2 shokëve të tij.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com