Tentativa e vjedhjes së disa koshere bletësh, jo vetëm i ka kushtuar lirinë një 41-vjeçari, por ka prishur edhe planet e tij për të udhëtuar në Itali.

Në pranga është vënë sot Ilir Troplini, banues në Durrës.

Ai ka qenë ka qenë duke udhëtuar nga Shqipëria për në Itali, me tragetin e linjës Durrës-Bari dhe gjatë kontrollit të kryer në sistem, ka rezultuar si person në kërkim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se katër ditë më parë, 41-vjeçari ka tentuar të vjedhë kosheret e bletëve në pronësi të H.D., në fshatin Kazizaj të Kavajës, në bashkëpunim me 31-vjeçarin Arjan Troplini dhe 24-vjeçarin Fabion Remilli.

Arjan Troplini, banues në Durrës dhe Remilli, banues në fshatin Hardhishte të Shijakut, u arrestuan në flagrancë.

Të tre janë konfliktuar me H.D., të cilin e kanë goditur me sende të forta dhe më pas janë larguar. Ilir Troplini, i’u dorëzua efektivëve të komisariatit të policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)