Një person në Berat është shpallur në kërkim, pasi ka goditur me mjete të forta ish-vjehrrën e motrës me inaciale L.Z 61 vjeçe.
 
Policia po punon për kapjen e autorit me iniciale A.B 19 vjeç. Nuk dihen akoma arsyet që çuan 19 vjeçarin të godiste ish-vjehrrën e motrës.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘’Vrasje me dashje e mbetur në tentativë’’ dhe ‘’Dhunë në familje’’.

Njoftimi i policisë
Në Berat më datë 14.05.2016, nga ana e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, filloi proçedimi penal dhe u shpall në kërkim shtetasi: 
• A.B, 19 vjeç, banues në Berat, pasi ka goditur me mjete të forta ish vjehrrën e motrës së tij, shtetasen L.Z, 61 vjeçe, banuese në Berat. 

Po punohet për kapjen e tij. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 130/a të Kodit Penal. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)