Tentoi të bënte ‘selfie’, kamikazi
sirian hedh veten e shokët në erë

Tentoi të bënte ‘selfie’, kamikazi<br />sirian hedh veten e shokët në erë
Një video e publikuar në internet tregon momentin kur një rebel sirian hedh veten dhe shokët e tij luftëtarë në erë, teksa po tentonte të bënte një “selfie” me një telefon të lidhur me bombë.

Në video shihet një grup rebelësh sirianë, të cilët duket sikur po festonin, por dëshira për t’i fiksuar këto momente të bukura është kthyer në një tragjedi për ta.

Videoja, e cila nuk është verifikuar, tregon pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane të mbledhur rreth një kamere.

Videoja 30 sekondëshe tregon njërin nga ta duke e marrë një telefon dhe duke tentuar të bënte një fotografi të përbashkët me rebelët e tjerë, por në vend që të shkrepte foton, rebeli ka aktivizuar bombën që kishte vendosur trup.

Nuk ka informacione të sakta nëse dikush është lënduar apo vrarë nga shpërthimi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri