KORÇË- Një efektiv policie është arrestuar, pasi dyshohet se prej kohësh fuste në burgun e Drenovës drogë për të dënuarit. Nevis Ibrahimi është polici që ka rënë në pranga, ndërsa ditën e sotme është kapur në tentativë për të futur në ambientet e burgut një sasi kanabisi.
Arrestimi i tij është kryer rreth orës 14:00 në momentin kur gjatë kontrollit të detyrueshëm që bëhet për të hyrë në ambientet e këtij burgu, Ibrahimit i është gjetur droga.
Ibrahimi kryente shërbim në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, ndërsa mësohet se ka qenë nën vëzhgim prej disa kohësh për shkak se kishte shfaqur sjellje të dyshimtë. Pasi është mbajtur nën vëzhgim, sot ishte dhënë urdhër që t’i bëhej kontroll dhe në pjesën e të mbathurave i është konstatuar kanabisi i mbështjellë me një beze të bardhë në një sasi të madhe.
Ende nuk dihet sasi e drogës që polici tentoi të fuste në burg, por pritet të bëhet peshimi i lëndës
Efektivi Nevis Ibrahimi u arrestua ditën e sotme pasi u kap duke futur drogë në burgun e Drenovës. Report TV ka siguruar foton e Ibrahimit.
Mësohet se Nevis Ibrahimi kryente shërbim në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij. Vetëm ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i detajshëm i tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar kanabisativa e mbështjellë me një beze të bardhë në një sasi të madhe.
Polici është futur për tu kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës. E diela ka dhe fluksin e vizitave në këtë burg, gjë e cila mund të jetë përdorur nga efektivi i burgut si një mënyrë më e lehtë për të futur drogën, pasi kontrollet përqendrohen më tepër tek familjarët e të burgosurve. Nuk dihet ende nëse ky efektiv ka futur dhe më herët sende të ndaluara në këtë burg, por prej kohësh ishte urdhëruar nga organet drejtuese që të mbahej në surveim.
Pritet të peshohet sasia e drogës që ky polic tentoi të fuste në burg.