ERSEKE- Suel Liço që tentoi të godiste Lulzim Bashën me karrike do të dalë nga burgu nesër sepse i ka plotësuar tashmë ditët e qëndrimit I izoluar në dhomat e paraburgimit

Incidenti ka ndodhur më 6 maj të këtij viti dhe janë plot 14 ditë nga momenti i arrestimit të tij.

Gjykata e Korcës ka dhënë sot vendimin për denimin me 14 ditë burg  për Suel Liçon i cili pak ditë më parë shkaktoi një incident në Ersekë gjatë një takimi elektoral të kreut të opozitës Lulzim Basha.

“Arrest me burg” ishte masa që gjykata e Korçës dha për të riun Liço me akuzën e vepres penale ‘pengim me dhunë i veprimtarisë së partive politike’.

Kujtojmë këtu që 27 vjecari ka gjuajtur në drejtim të Bashës një karrige e cila ka goditur një banor të zonës të mërkurën e datës 6 maj kur kreu i Pd Basha po prezantonte kandidatin e djathtë për bashkinë e këtij qyteti.
 
 Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)