Një djalë i ri, tentoi të vjedhë në një subjekt të transfertave të parave në Shkozë, duke përdorur si mjet kërcënimi, një armë lodër.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë brenda subjektit, 23-vjeçari Klejdi Ymeri, shihet teksa i drejtohet punonjëses me armën që mban në dorë, dhe largohet pa mundur të marrë paratë.
E njoftuar për ngjarjen, policia arriti të kapë të dyshuarin dhe sekuestroi armën plastike që ai kishte hedhur në mes të disa shkurreve pasi ishte larguar nga biznesi privat.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











