​POGRADEC- Një 48 vjeçar nga fshati Vërdorë i Pogradecit është arrestuar mbrëmjen e së hënës pasi ka tentuar të hyjë me forcë brenda ambjentefe të Rezidencës Qeveritare  duke kundërshtuar punonjësit e policisë. 

Sipas bluve të Pogradecit, Fatos Afëzi, teksa ka tentuar të hyjë në ambientet e Rezidencës Qeveritare në lagjen numër 1 të qytetit, mbante në dorë një thikë.

Në momentin kur dy punonjës të policisë së rendit i kanë kërkuar të dorëzojë thikën, ai i ka kundërshtuar ato, duke u shkaktuar dëmtime të lehta në duar me thikë.

Pas kësaj 48 vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende u vu në pranga për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”  

rezidenca
(Rezidenca qeveritare në Pogradec)

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)