DURRËS - Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente të falsifikuara. Në hetim është vënë motra e tij 36 vjeçare e identifikuar si L.F., banuese në Shkodër dhe një person tjetër që e ndihmoi.
I riu i identifikuar si Alfred Frroku, akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteave" dhe "Falsifikimi letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".
Gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke përdorur pajisje dedektuese të teknologjisë bashkëkohore, u konstatua se ata tentonin të hynin në territorin e RSH-së, me dokumente false.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin T. Gj., 25 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se ka ndihmuar 32-vjeçarin dhe motrën e tij për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.