Tentoi të kalojë rreth 18 mijë paund të padeklaruara në Rinas, në hetim i riu

Tentoi të kalojë rreth 18 mijë paund të padeklaruara në Rinas, në hetim i riu

Policia Kufitare, gjatë kontrolleve në Rinas dhe në Portin e Durrësit, zbuloi dy raste të kontrabandës së mallrave dhe një të tretë për mosdeklarim të parave në kufi. Në Rinas u proceduan penalisht dy persona, ndërsa tentuan të kalojnë në mënyrë të padeklaruar veshje me vlerë 12 840 euro dhe akuzohet për “Kontrabanda me mallra të tjera". 

Një tjetër person u procedua në Rinas, kësaj radhe për mosdeklarimit të të hollave në kufi. Gjatë kontrollit më të imtësishëm në vijën e dytë, për shkak të dyshimeve fillestare, atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 17 420 paund, të cilat nuk i kishte deklaruar, ndërsa akuzohet për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

Ndërkohë, në Portin e Durrësit, u arrestua në flagrancë një 42-vjeçar nga Bagdadi, i cili po tentonte të kalonte kufitin me document të falsifikuar dhe një 27-vjeçar nga Turqia u procedua pasi tentoi të kaloj në kufi me dokument të një tjetër personi, me të cilin kishte ngjashmëri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri