Tentoi të kalojë 500 litra naftë kontrabandë në Qafë Tahnë, pranga 49-vjeçarit

Tentoi të kalojë 500 litra naftë kontrabandë në Qafë Tahnë, pranga 49-vjeçarit

Kamioni dhe bidonët me naftë kontrabandë

Një 49-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë, pasi ka tentuar që të fusë në vendin tonë naftë kontrabandë. Kamioni që drejtohej nga 49-vjeçari është kaluar për kontroll dhe brenda tij janë gjetur bidonë plastikë me 500 litra naftë kontrabandë.

Ndaj tij është ngritur akuza “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

“Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufij, në PKK Qafë Thanë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontrolle të detajuara, kamioni me drejtues shtetasin R. G.. Në këtë mjet, u gjetën bidonë plastikë të mbushur me 500 litra naftë të pashoqëruar me faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. G., 49 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bidonët me naftë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mato: 23/09/2024 07:55

    po pra po po policat dhe doganieret pse nuk i fusni ne burg

    Përgjigju
  • Qaf Thanësi: 22/08/2024 13:25

    500litra nafë arrestohet kamionisti!po doganjerët & policë që vjedhin miliona lekë dhe gjth me vila & hotele luksoze kanë bo me rroga 600-700 mij lekshe.ndërsa ky fukarai arrestohet për 150 mij lekë turp turp!pse doganierët& Policët dhe shokët,miqt e tyre që marin me bidonë pse nuk arrestohen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer