VLORË- Dhjetëra steka me cigare pa pullë fiskale janë sekuestruar në portin e Vlorës, ndërsa është vënë në pranga një 55-vjeçar.
I arrestuari, i identifikuar si A. S., 55 vjeç, banues në fshatin Gerces, në Maqedoninë së Veriut është kapur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga ky i fundit, në pjesën e brendshme të kabinës, janë gjetur të fshehura dhjetëra steka me cigare pa pullë fiskale. 55-vjeçari nuk i kishte deklaruar tek autoritetet doganore.
Policia Kufitare do të intensifikojë kontrollet, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me qëllim goditjen e çdo paligjshmërie.