Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin, pasi ky i fundit ka tentuar të korruptojë një polic.
Ai u mor si i pandehur nga SPAK, për tentativën e korruptimit të një efektivi policie duke i dhënë këtij të fundit 1000 lekë.
Memini u shpall fajtor për “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyrë publike”.
Gjykata e Posaçme është ngritur për të gjykuar veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, apo edhe akuzat ndaj ish-funksionarëve të mësipërm.
Ky vendim i dhënë ditën e sotme kundrejt një qytetari që tenton t'i japë rryshfet një polici është paksa jashtë asaj se çfarë kjo gjykatë pritet të gjykojë, pasi në thelb të saj pretendohet të jenë gjykimi i çështjeve të korrupsionit në nivelet e larta, dhe përmirësimi i cilësisë së gjykimit të cështjeve të krimit të organizuar.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.8%
-
Jo
39.6%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 3588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arbër Hitaj: Out with the Corrupt!
24 Shkurt, 14:28
-
Shkelja me tenderin 700 mijë euro/ Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar, avokati i bashkëshortes së Berberit largohet nga seanca, GJKKO e gjobit
24 Shkurt, 13:26
-
Tritoli ndaj biznesit të tij në Durrës, Noizy thirret nga Gjykata e Posaçme për t'u përballur me Laert Haxhiun
24 Shkurt, 11:13
-
Gjyqi për masakrën e Gërdecit/ Avokatët e Mediut kërkojnë përjashtimin e Gjokës: Ka qenë edhe gjyqtare e seancës paraprake
24 Shkurt, 09:44
-
Kreu i SPAK deklaroi se Balluku rrezikon 35 vite burg, Maliqi: Po mbrohet nga qeveria, i ka vënë në rresht të gjithë! Ilir Meta po qëndron kot prej 1 viti e gjysmë në qeli
23 Shkurt, 17:42
-
Në gjykim si anëtar i organizatës, gazetari Artan Hoxha kishte vetë Sky Ecc (chati i kriminelëve)! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto
22 Shkurt, 15:16
-
Tentativa vrasjesh, trafik droge dhe korrupsion, SPAK mbyll hetimet për organizatën kriminale të Suel Çelës, dërgon për gjykim 21 persona! (EMRAT+AKUZAT)
22 Shkurt, 10:09
-
I dënuar për vrasjen e 4 policëve në 1997, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi 41-Bis
20 Shkurt, 16:11
-
U ekstradua nga Belgjika, Mario Çela kërkon nga GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë! Mungon në seancë, pretendon probleme shëndetësore
20 Shkurt, 12:33
-
Kërkoi të lirohej sot, Apeli rrëzon Jurgis Çyrbjan: Ke dhe disa orë burg! Ish-deputeti i PS lirohet nesër, shumicën e dënimit e shleu me paraburgim
20 Shkurt, 10:04
-
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK
20 Shkurt, 09:20
-
Seanca paraprake, Meta: Akuzat, mbi gënjeshtra sorosiane! Të pushojë “CEZ-DIA”, SPAK të rihetojë lobimin me SHBA
19 Shkurt, 17:02
Ah bravo SPAK,jo me kot ju paguajme aq shume,te merreni me keto lloj krimesh,kurse LlaLlushit i hoqet sekuestron e pasurive 1 mil euro.Jeni shume aktive kunder korrupsionit,nuk po lini polic ne kembe te korruptohet me 10 mije lek.Ato milionat e Lulit,Llalles,Atyre te gjirit te Lalsit,ish ministrave, ish gjykates,ish prokurore,ish kryetare bashkish,ish komunare,qe nga hiçi, u bene me pasuri marramendese,ashtu,si me magji,jo,keto ju nuk i shifni,as keni degjuar,dhe as nuk doni te flisni,per keto lloj punesh,ju te SPAKUT,nuk keni kohe,jeni te zene me krime me te renda si ky i artikuulit ne fjale.Zhgenjim komplet.
PërgjigjuHajde Spak Hajde, po kete pendthym gjetet per gjobe e ore pune,Llalla me 5milion euro korrupsion doni ta denoni vetem 3 vjet
PërgjigjuKorrupsion te madh shume po lufton
PërgjigjuE pse duhet ta nxirni ju me emer mbimer? Apo si fletrrufe, hajde loçk hajde
Përgjigju