Tentoi të ndihmonte një të mitur të kalonte kufirin, vihet në pranga 37-vjeçari në Qafë Thanë

Tentoi të ndihmonte një të mitur të kalonte kufirin, vihet në pranga 37-vjeçari në Qafë Thanë

Foto ilustruese

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia Pogradec, në pikën kufitare të Qafë Thanës pasi tentoi të ndihmonte 15-vjeçare, që të kalonte ilegalisht kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Nga kontrollet që policia ka kryer në pikën kufitare të Qafë Thanës, është kapur teksa kalonte ilegalisht kufirin një 15-vjeçare, i cili po ndihmohej kundrejt pagesës nga një 37-vjeçar.E mituri kishte për qëllim të kalonte kufirin e gjelbërt me Maqedoninë e Veriut.

Për pasojë policia arrestoi menjëherë 37-vjeçarin me iniciale J. K., banues në Pogradec, të cilit iu sekuestruan një sasi eurosh, një celular dhe një automjet me të cilin dyshohet se do të transportonte të miturën. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja