Tentoi të nxirrte nga pika kufitare e Qafë Thanës 23 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për polakun

Tentoi të nxirrte nga pika kufitare e Qafë Thanës 23 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për polakun

Makina dhe paratë që kishte polaku

Qafë Thanë-Një polak do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të kalonte me 23 700 euro në pikën kufitare të Qafë Thanës pa i deklaruar.

Blutë i gjetën paratë e 45 vjeçarit pas kontrollit të kryer në makinën e tij tip 'Benz'.

Paratë u sekuestruan si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet  për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në dalje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin polak A. K.

Gjatë kontrollit u gjetën 23 700 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.          

 Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".    

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Pesë fluturime të dyshimta, misteri i dronit rus që “spiunon” mbi qendrën kërkimore të BE

Pesë fluturime të dyshimta, misteri i dronit rus që “spiunon” mbi qendrën kërkimore të BE