Policia e Durrësit ka prangosur këtë të mërkurë autorin e trafikimit të një sasie prej 5.5 kilogram lëndë narkotike heroinë nga Porti i Durrësit drejt Italisë, përmes një furgon.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Gazmend Reka 45-vjeç, pasi ai është personi që pagoi dy personat e arrestuar në momentin e kapjes së drogës tre ditë më parë.

Ajo shton se, Reka është ideatori i trafikut të lëndës narkotike e cila u kap nga policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative, ku bënë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të dy Bledar Çapani 46 vjeç dhe Lorand Dhëmbi 49 vjeç.

Droga u kap në pikën e kontrollit të automjeteve në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në mjetin  furgon tip Benz me targa  AA 517 DD  me drejtues Lorand Dhëmbi dhe shoferin tjetër Bledar Çapani.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)