Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Kosturit në një pyll në afërsi të kufirit greko-shqiptar. I riu është kapur në përpjekje për të transportuar dy thashë me plot 51 kilogramë kanabis.
Policia sekuestroi lëndën narkotike në cilëinë e provës materiale së bashku me dy telefona celularë dhe shumën prej 2 mijë lekësh shqiptare.
Sipas dyshimeve të ngritura nga autoritetet greke, dyshohet se shqiptari do ta transportonte drogën në një zonë të sigurt prej nga ku më pas do të merrej nga trafikantët e tjerë me destinacion tregun e kryeqytetit grek të Athinës.