Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap në tentativë për të transportuar 33 emigrantë drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në pranga ka rënë Erxhi Sulo i cili është kapur në vendin e quajtur Ura e Çukës ku me një automjet tip kamionçinë po transportonte 33 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa prokuroria e Sarandës ka vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të veprimtarisë së paligjshme.