Është kapur 27 vjeçari Xhevahir Palushi i cili është dënuar me 3 vite burg për veprën penale vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë. Në vitin 2016, 27 vjeçari dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë një dyqan në Kamzë.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrugën “Kosova” Kamzë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Xhevahir Palushi., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar më 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë. Ky shtetas, në vitin 2016, dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë një dyqan në Kamzë”, thotë policia.
Në pranga kanë rënë edhe 3 persona të tjerë të akuzuar për vjedhje.
“Ndërkohë, nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me DVP Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. A., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Vlore ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhje me dhunë". Ky shtetas ka tentuar të vjedhë me dhunë një pikë këmbimi valutor. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., 35 vjeç, pasi ka vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit I. J.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, të shtetasit A. H., 25 vjeç, pasi u konstatua brenda shtëpisë të shtetasit R. K”, thuhet më tej në njpftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komente










