SARANDË - Arrestohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Vlorës u bë kapja dhe ndalimi i Makeljan Sali Alimanit, 36 vjeç, banues në lagjen “Sinan Ballaci“ Delvinë, i shpallur në kërkim për “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.08.2013, në një lokal në qytetin e Sarandës për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë shtetasin A. H.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)