KORÇË- Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim pasi ka tentuar të vrasë një 41 vjeçar në Korçë, ndërsa ka kërcënuar edhe djalin e tij. Arratia e Mateo Dushit ka zgjatur vetëm 13 ditë dhe ka rënë në pranga bashkë me vëllanë e tij Dhimitri Dadushi, 20 vjeç. Të dy u përfshinë në konfliktin e ndodhur më 10 gusht, por për 23-vjeçarin është vendosur masa arrest me burg, ndërsa vëllai i tij 20 vjeç është në hetim në gjendje të lirë.
Mateo Dushi dhe vëllai i tij kanë kanosur shtetasit F. R., 41 vjeç dhe F. R., 22 vjeç (babai dhe djali), për shkak të një konflikti ndërmjet tyre. Gjithashtu, dyshohet se gjatë këtij konflikti, 23-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 41-vjeçarit, por nuk ka pasur lëndime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.