Një borxh prej 100 eurosh është bërë shkak që 50-vjeçari Agim Visha, tashmë i arrestuar nga blutë e komisariatit nr.4 në kryeqytet, të nxjerrë armën në një lokal dhe të kërcënojë një 38-vjeçar.
Nga pamjet filmike të publikuara nga policia, shihet që Agim Visha i shkon në tavolinë 38-vjeçarit, i cili ndodhej në një lokal në rrugën 'Myslym Keta', për t’i kërkuar 100 euro-shin që i kishte borxh. Fillimisht janë konfliktuar me fjalë banale dhe më pas 38-vjeçari e qëllon me shpullë Vishën. Ky i fundit nxjerr armën dhe e kërcënon.
Agim Visha rezulton një person me precedentë të mëparshme kriminale. Të dy jetonin në të njëjtën zonë, ndërsa 38-vjeçari ka pohuar në polici që ia kishte borxhin por nuk donte t'ia jepte.
“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Responde”.
Tentoi të vriste me armë zjarri, një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe arrestohet 50-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli) me municion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, po konflikteshin dy shtetas, njëri prej të cilëve mbante armë zjarri, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u arrestua shtetasi A. V., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.
Shtetasi A. V. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










I GJUJTI FIS PREDHA PASTAJ MÇIFEJ SI FRIKACAK....
PërgjigjuTirana eshte kthyer ne far west ! Per 100$ apo € iken per lesh populli
PërgjigjuPo si mos behesh? Te merr 100 Euro te ben dhe gangsterin duke ngritur doren. Qelbanik djale, e fut tjetrin tani ne telashe per 100 Euro te qelbura pr-ja.
Ta kishe qellu r*bshin. Se paku e beje burgun per nje qellim
PërgjigjuLegen borxhli, godet dhe fshihet pas shokut. Mos jepni borxh o njerez, sepse jeni te mire derisa jepni, kur kerkoni leket mbrapsht jeni njerez te keqinj.
Përgjigju